Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Biznesi i ar*ëve po lulëzon

    Vr*sja e Valter Lleshit/ Po udhëtonte në makinë me një koleg! Miku i tij zbriti nga mjeti para ekzekutimit

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Gjyqi për “Plumbin e Artë”/ Avokatët braktisin sallën, shtyhet sërish procesi ndaj Altin Ndocit

    July 1, 2025
    Gjyqi për “Plumbin e Artë"/ Avokatët braktisin sallën, shtyhet sërish procesi ndaj Altin Ndocit

    TIRANË– Mes tensioneve dhe toneve të larta është ndërprerë  seanca gjyqësore për dosjen e bujshme “Plumbi i Artë”, ku një nga të pandehurit kryesorë është Altin Ndoci, u ndërpre sërish të martën, pasi për të dytën herë radhazi avokatët mbrojtës braktisën sallën.

    Kësaj here, ishte avokatja Elda Zotaj, përfaqësuese ligjore e Altin Ndocit, ajo që u largua nga seanca, pak çaste pasi kërkoi përjashtimin e kryesueses së trupit gjykues, Engjëllushe Tahiraj.

    Zotaj akuzoi gjyqtaren për qëndrim të njëanshëm dhe intimidim ndaj përfaqësuesve ligjorë të të pandehurve, duke kërkuar largimin e saj nga çështja. Pas largimit të saj, gjykata u detyrua të ndërpresë procesin, duke mos mundur të zhvillojë pyetjen e planifikuar ndaj të penduarit të tretë të çështjes, Skerdo Tasi, i cili kishte zënë vendin në karrigen e dëshmitarit.

    Në pjesën e mëparshme të seancës, që zgjati rreth dy orë dhe u shoqërua me debate të forta mes palëve, gjykata pranoi kërkesën e avokatëve për të vënë në dispozicion marrëveshjen e bashkëpunimit mes SPAK dhe të penduarit Endrit Alibej. Gjithashtu, u miratua edhe dorëzimi i procesverbaleve të deklarimeve të dhëna nga Alibej në vitin 2022, përpara se të firmoste marrëveshjen e bashkëpunimit me Prokurorinë e Posaçme.

    Kujtojmë se edhe seanca e kaluar e këtij procesi u ndërpre pas një largimi demonstrativ nga salla të katër avokatëve të të pandehurve, të cilët më pas u ndëshkuan me gjoba nga gjykata.

    Procesi ndaj Altin Ndocit dhe të bashkëpandehurve të tjerë në dosjen “Plumbi i Artë” vijon të përballet me pengesa dhe tensione të vazhdueshme, ndërsa seanca e radhës pritet të mbahet në një datë të re që ende nuk është bërë publike./Radar.al 

    Altin Ndoci Dosja "Plumbi i Artë" Engjëllushe Tahiraj
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Biznesi i ar*ëve po lulëzon

    June 16, 2026

    Vr*sja e Valter Lleshit/ Po udhëtonte në makinë me një koleg! Miku i tij zbriti nga mjeti para ekzekutimit

    June 16, 2026

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    June 16, 2026

    Nuk ka fitore të paharrueshme për Arabinë Saudite si në Katar 2022, Uruguai i heq fitoren nga duart në minutat e fundit

    June 16, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.