Duke nisur nga 1 korriku, Greqia do të aplikojë një taksë të re për pasagjerët e anijeve turistike që vizitojnë ishujt, si pjesë e një nisme për të mbështetur turizmin e qëndrueshëm.
Sipas Ministrisë së Turizmit, taksa do të jetë:
5 euro për person në shumicën e ishujve,
dhe 20 euro për destinacionet më të mbipopulluara si Mikonosi dhe Santorini.
Masa do të qëndrojë në fuqi deri më 30 shtator, për të reflektuar sezonin e pikut turistik, ndërsa në dimër dhe jashtë sezonit do të ulet.
Autoritetet greke theksojnë se kjo taksë nuk ka për qëllim të dekurajojë turistët, pasi pritshmëritë për fluksin mbeten të larta.
Të ardhurat, që sipas parashikimeve do të kapin shifrën prej 50 milionë eurosh, do të investohen në modernizimin e porteve, përmirësimin e infrastrukturës dhe orientimin e vizitorëve në ishuj.
Ministria tha gjithashtu se qeveria po synon të promovojë lundrimin me anije turistike më të vogla, si mënyrë për të ruajtur ekuilibrin mjedisor dhe për të lehtësuar presionin mbi destinacionet më të njohura.


