Këngëtarja Egli Tako, e njohur gjithashtu si ish-banore e Big Brother VIP Albania, ka zbuluar se po vjen me një projekt të ri muzikor në bashkëpunim me këngëtarin Sergio.
Përmes një postimi në Instagram, Egli ka ndarë me ndjekësit e saj disa momente nga prapaskenat dhe pamje ekskluzive të videoklipit, duke rritur pritshmëritë për këngën që mban titullin “Baby”.
Nga sekuencat e publikuara, bie në sy një realizim vizual i kuruar me kujdes, ku Egli shfaqet me një stil të veçantë kauboji – një imazh i ri për të, që tregon për një kthesë artistike interesante.
Kënga pritet të publikohet së shpejti, ndërsa fansat janë në pritje të bashkëpunimit që, sipas reagimeve të para, pritet të jetë një hit i verës.


