Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Spanja, 289 minuta pa festuar një gol. Iberikët duhet të ndryshojnë statistikat ndaj Arabisë Saudite

    Ministri i Mbrojtjes në Bruksel: Shqipëria, aleate e besueshme në NATO

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    U v*a nga italiani/ Zbardhet identiteti i ‘skifterit’ shqiptar që u gropos, bashkëshortja: Bëri gabim

    June 26, 2025

    ITALI– Rivaldo Rusi është 26-vjeçari shqiptar, i cili u vra me armë zjarri nga një biznesmen italian, pasi tentoi t’i vidhte banesën në bashkëpunim me dy bashkatdhetarë të tjerë.

    26-vjeçari shqiptar pjesë e bandës që kishte tentuar vjedhjen në vilën në Centola, u gjet i groposur disa kilometra larg pronës së biznesmenit.

    Ndërkohë ende mbeten mister rrethanat e ngjarjes së rëndë, ku nga të shtënat me armë mbeti i plagosur rëndë një nga hajdutët shqiptar, ndërsa tjetri u arratis.

    Bazuar në atë që raportojnë mediat italiane, 60-vjeçari qëlloi disa herë me një pushkë gjuetie duke vrarë Rusin.

    Bëhet me dije se grabitësi tjetër i plagosur gjatë grabitjes nga 60-vjeçari, i cili ndodhet i shtruar në spital në gjendje të rëndë në spitalin Cardarelli në Napoli, u arrestua. Hetuesit kanë zbuluar se ai është me precedentë kriminal dhe ishte në arrati për vepra penale të kryera në Toskanë.

    Kur gjendja e tij shëndetësore të përmirësohet, shqiptari do të merret në pyetje për të treguar versionin e tij të asaj që ndodhi mbrëmjen e së dielës në vilën e biznesmenit. Ishte vetë sipërmarrësi, Aurelio Valiante, i cili zbuloi vendin ku e kishte fshehur trupin e Rivaldo Rusit. Ai e gjeti veten të rrethuar në shtëpinë e tij nga rreth 50 shqiptarë nga provinca e Casertës, përfshirë të afërm dhe miq të të riut të vdekur dhe të plagosur, të cilët donin hakmarrje.

    Biznesmeni u paraqit në Prokurori me avokatin e tij, Antonello Natale. Gjatë marrjes në pyetje, pranoi se e kishte qëlluar 26-vjeçarin me armë zjarri dhe më pas e kishte fshehur trupin e tij. Në vendin e treguar nga biznesmeni, policia gjeti trupin dhe në ato momente në vendngjarje ndodheshin gruaja dhe vjehrra e viktimës.

    “Ai bëri një gabim, por nuk duhej të kishte vdekur kështu. U varros si kafshë. Na la një fëmijë pa baba.”-dëshmuan ato.

    Zgjedhja e kreut të ri të BKH/ Kush janë 7 kandidatët që vijonë garën (EMRAT)

    grabitesi shqiptar itali Rivaldo Rusi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    June 18, 2026

    Spanja, 289 minuta pa festuar një gol. Iberikët duhet të ndryshojnë statistikat ndaj Arabisë Saudite

    June 18, 2026

    Ministri i Mbrojtjes në Bruksel: Shqipëria, aleate e besueshme në NATO

    June 18, 2026

    Euro në “rrokullisje”, zbret në 94.6 lekë

    June 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 18, 2026

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Nga Ardit RadaKa politikanë që dallohen për betejat që zgjedhin të bëjnë. Ka të tjerë…

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.