Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Nga u frymëzua Dua Lipa për look-un e nusërisë?

    “Paqe përmes forcës”/ Netanyahu uron Trumpin për 80-vjetor: Izraeli dhe SHBA do ta forcojnë aleancën

    Mashtrim si “bamirës” me kreditë online, arrestohen çifti që u vidhte të dhënat të varfërve e të sëmurëve

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Lëviznin të ar*atosur dhe me 40 mijë euro me vete, dy të arrestuar në Tiranë

    June 26, 2025

    TIRANË– “Blutë” e Kryeqytetit kanë goditur dy raste të mbajtjes së armës së zjarrit në mënyrë të kundërligjshme, duke vendosur në pranga 2 persona dhe proceduar penalisht një tjetër. Gjatë operacionit policor u arrestua 21-vjeçari me iniciale P. K., dhe u procedua në gjendje të lirë xhaxhai i tij, 46-vjeçari me iniciale A. K..

    “Gjatë kontrollit fizik, në rrugën “George W. Bush”, ku 2 shtetasit lëviznin së bashku, 21-vjeçarit iu gjet 1 armë zjarri pistoletë me municion, që e posedonte pa leje. Ndërkaq, 46-vjeçari ka penguar zbulimin e së vërtetës, duke dhënë deklarata kontradiktore për rastin. -Gjithashtu u vendos në pranga 30-vjeçari me iniciale H. A.,  sepse nga kontrolli në automjetin që drejtonte, në rrugën “Dritan Hoxha”, iu gjetën 1 pistoletë dhe rreth 40 000 euro.”-njofton policia.

    Njoftimi i policisë:

    Tiranë/Kontrolle intensive për konstatimin dhe ndalimin e shtetasve që qarkullojmë me armë zjarri.

    Finalizohet operacioni policor i koduar “Kontigjenti”. Gjatë 24 orëve të fundit, goditen 2 raste të mbajtjes së armës së zjarrit, në mënyrë të kundërligjshme.

    Sekuestrohen 2 pistoleta, municion luftarak dhe rreth 40 000 euro të dyshuara produkt i veprimtarive kriminale.

    Për të dyja rastet, vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë, 1.

    Si rezultat i kontrolleve sistematike dhe atyre të mbështetura te informacionet e siguruara në rrugë operative, me synim garantimin e sigurisë publike dhe parandalimin e ngjarjeve kriminale, Komisariati i Policisë Nr. 5 dhe Forca e Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Seksionin për Gjurmimin e Aseteve Kriminale, goditën gjatë 24 orëve të fundit, 2 raste të mbajtjes në mënyrë të kundërligjshme, të armëve të zjarrit. Konkretisht, në kuadër të operacionit “Kontigjenti”:

    -u arrestua shtetasi P. K., 21 vjeç dhe u procedua në gjendje të lirë xhaxhai i tij, shtetasi A. K., 46 vjeç. Gjatë kontrollit fizik, në rrugën “George W. Bush”, ku 2 shtetasit lëviznin së bashku, 21-vjeçarit iu gjet 1 armë zjarri pistoletë me municion, që e posedonte pa leje. Ndërkaq, 46-vjeçari ka penguar zbulimin e së vërtetës, duke dhënë deklarata kontradiktore për rastin;

    -u vu në pranga shtetasi H. A., 30 vjeç, sepse nga kontrolli në automjetin që drejtonte, në rrugën “Dritan Hoxha”, iu gjetën 1 pistoletë dhe rreth 40 000 euro. Ai ishte i pajisur me autorizim për mbajtjen e armës së zjarrit, vetëm në banesë, ndërsa për shumën e parave nuk kishte dokument justifikues. Vijojnë hetimet për të përcaktuar burimin e parave.

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./Radar.al

    “Ruaj vendin!”/ Berisha përplaset me Spiropalin: Mos më bëj të të jap ndonjë përgjigje që s’duhet

    Matura Shtetërore 2025/ Publikohen notat e provimit të Matematikës

    40 mijë euro me vete dy të arrestuar në Tiranë Tiranë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Nga u frymëzua Dua Lipa për look-un e nusërisë?

    June 14, 2026

    “Paqe përmes forcës”/ Netanyahu uron Trumpin për 80-vjetor: Izraeli dhe SHBA do ta forcojnë aleancën

    June 14, 2026

    Mashtrim si “bamirës” me kreditë online, arrestohen çifti që u vidhte të dhënat të varfërve e të sëmurëve

    June 14, 2026

    Ndërprerjet e ndeshjeve në Botëror për hidratim, Kloop del kundër FIFA-s: Ka menduar për sponsorat

    June 14, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.