Kryeqyteti iranian, Teherani, është tronditur nga një seri shpërthimesh të fuqishme, ndërsa Izraeli ka nisur një valë të re sulmesh ajrore. Sipas mediave shtetërore iraniane, shpërthimet kanë ndodhur në disa lagje banimi në perëndim të qytetit, ku janë raportuar sasi të mëdha tymi që ngrihen mbi zonat e goditura.
Në të njëjtën kohë, ushtria izraelite mbajti një konferencë informative, ku konfirmoi se sulmet ajrore po vijojnë pa ndërprerje.
“Ne nuk po ndalemi së sulmuari për asnjë moment. Aktualisht po godasim dhjetëra objektiva në Teheran,” deklaroi zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit, Effie Defrin.
Ende nuk ka informacione të qarta mbi shkallën e dëmeve apo nëse ka viktima nga këto sulme të fundit, ndërsa tensionet mes dy vendeve kanë hyrë në një fazë kritike të përshkallëzimit ushtarak.


