TIRANË– Gazetarja e njohur shqiptare, Manjola Arizaj Zeka ditën e sotme përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka bërë një urim të veçantë për djalin e saj, në 20-vjetorin e tij të lindjes.
Krahas fotos së të birit Manjola shkruan: Edhe pesë shpirtra të kisha, nuk do të mbusheshin kurrë me ty – me praninë tënde, me erën tënde, me zërin, të qeshurën, dhe gazin tënd!
URIMI I PLOTË I GAZETARES:
20 vjet! Erdet, zemra ime e vogël!
Edhe pesë shpirtra të kisha, nuk do të mbusheshin kurrë me ty – me praninë tënde, me erën tënde, me zërin, të qeshurën, dhe gazin tënd!
Ti je tashmë në një etapë të re, në vitet më të bukura dhe më të rëndësishme të jetës. Do të të duhet të marrësh vendime të mëdha, dhe ndoshta ndonjëherë do ndihesh mes Tokës, Qiellit e Ujit – i menduar, i pavendosur, me ëndrra të mëdha që presin të nisin.
Por kjo nuk ka rëndësi.
Sepse unë do jem gjithmonë aty – pranë teje.
Mbështetja jote e pafund.
Strofka jote e ngrohtë.
Vendi ku mund të vish gjithmonë e të më thuash me zë të butë: Mam…
Ditë si kjo paç edhe 100 të tjera, ëngjëlli im i vogël!
Qoftë jeta për ty si muzikë, dhe qofsh ti për jetën si një kompozitor!
Të dua pafund!/Radar.al
Rama: Shqipëria mirëpret të hënën Ministerialin e Procesit të Bashkëpunimit në Europën Juglindore


