TIRANË– Këtë të hënë në orën 18:00 do të mbahet seancë e jashtëzakonshme plenare. Seancë e cila do të mbahet pas ndryshimeve në qeveri të cilat u lajmëruan ditën e djeshme nga kryeministri Rama gjatë Kongresit të PS-së.
Sa i takon kësaj seance plenare ka reaguar kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, i cili u ka dërguar në një mesazh deputetëve demokratë ku ka shprehur kritika për presidentin Begaj.
Bardhi e ka quajtur Presidentin Begaj si një “rojë i godinës së Presidencës”, duke thënë se ka dekretuar ministrat e rinj me urgjencë dhe pa asnjë verifikim.
“Kolegë, Presidenti si roje e godinës së Presidencës ka bërë dekretimin e ministrave të rinj me urgjencë dhe pa asnjë verifikim. Administrata e Kuvendit më njofton që nesër në orën 18:00 do te ketë seancë të jashtëzakonshme parlamentare për emërimet në Qeveri. Njoftimi zyrtar do ju përcillet edhe me email.”- shkruan Bardhi.


