Ditën e sotme është vënë në pranga 37-vjeçari nga Maqedonia e Veriut, i cili ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Shtetasi Ermir Sadiki rezulton të ketë qenë i dënuar me 12 vite burg për ‘vjedhje me dhunë’.
Në shkurt të 2023, Sadiki ka hyrë gjatë natës në një banesë në Tetovë ka sulmuar fizikisht pronarin e banesës duke i shkaktuar dëme fizike, si dhe i ka marrë një shumë parash.
Për rrjedhojë të kësaj ngjarjeje pritet të realizohet ekstradimi shtetasi nga Shqipëria në Maqedoninë e Veriut.
Njoftimi i Policisë
Policia e Shtetit/Vijon bashkëpunimi në kuadër të rrjetit ENFAST, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Operacionalja 48”.
Operacioni, nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, bazuar në informacionin e shkëmbyer ndërmjet FAST Albania dhe FAST Maqedonia e Veriut.
Në qytetin e Durrësit, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Durrës, bënë të mundur lokalizimin dhe arrestimin e shtetasit Ermir Sadiki, 37 vjeç, banues në Tetovë, Maqedonia e Veriut.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata Themelore e Tetovës e ka dënuar në mungesë, me 12 vjet burgim, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, parashikuar nga Kodi Penal i Maqedonisë se Veriut.
Në muajin shkurt 2023, shtetasi Ermir Sadiki ka hyrë gjatë natës, në një banesë në fshatin Prshovcë, Tetovë, ka sulmuar fizikisht pronarin e banesës, duke i shkaktuar dëmtime të rënda, dhe i ka marrë një shumë parash.
Vijojnë procedurat me qellim ekstradimin e këtij shtetasi në Maqedoninë e Veriut.
LEXO EDHE:
SPAK i zgjati afatin e hetimeve, Meta i bindur që e ka kryer dënimin. Kërkon lirinë
Trishtuese! Vd*sin 2 të miturit që u nxorrën nga shqiptari prej lumit


