Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Falsifikuan dokumente dhe tjetërsuan prona, ekzekutohen 14 masa sigurie në Dibër

    Pas rivlerësimit rikthehet propozimi për dyfishim të taksës së shtëpive dhe 25% rritje për bizneset

    Radhë të gjata dhe fluturime të humbura: BE-ja paralajmëron lehtësime në kufij gjatë verës

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Vra*ja e Ardian Nikulajt/ Të dyshuarit kërkojnë të shmangin ekstradimin në Shqipëri, betejë ligjore në Gjykatën e Lartë të Londrës

    June 12, 2025
    Vr*sja e Ardian Nikulaj. Dërgohet për gjykim portugezi

    Në Gjykatën e Lartë Angleze “Royal Court of Justice” po zhvillohet një betejë ligjore mes mbrojtjes dhe drejtësisë britanike për të shmangur ekstradimin e pesë personave të dyshuar për përfshirje në vrasjen e biznesmenit shqiptar Ardian Nikulaj.

    Prej orës 11:30 të ditës së enjte, avokatët e Edmond Haxhisë – shtetas shqiptar me pasaportë britanike – dhe katër britanikëve Thomas Mithan, Steven Hunt, Harry Simpson dhe Harriet Bridgeman, po përpiqen të bindin gjyqtarin Mr. Justice Swift të japë leje për apel ndaj vendimit të 27 gushtit 2024, i cili miratoi ekstradimin e tyre drejt Shqipërisë.

    Sipas gazetarit të Top Channel, Muhamed Veliu, mbrojtja po përdor si argument kryesor Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut, në përpjekje për të bindur gjykatën se ekstradimi do të cenonte të drejtat e tyre themelore. Deri më tani, gjyqtari nuk është treguar i bindur nga argumentet e paraqitura.

    Autoritetet shqiptare e akuzojnë Edmond Haxhin si organizatorin e planit kriminal, i cili mbërriti në Shqipëri në shkurt 2023 me pretekstin e një fejesë, ndërsa katër të tjerët dyshohet se morën pjesë në survejimin e lëvizjeve të viktimës.

    Prokuroria e Lezhës pretendon se posedon prova filmike dhe shkencore të pakundërshtueshme që vërtetojnë përfshirjen e tyre në ndihmën për ekzekutimin e Nikulajt, i cili u qëllua për vdekje me 6 plumba në ambientet e restorantit të tij “Coral”.

    Vrasësi Ruben Saraiva, i rekrutuar në Angli, u largua nga Shqipëria përmes Greqisë menjëherë pas krimit, duke përfunduar në Marok, ku u arrestua dhe më pas u ekstradua në Shqipëri më 31 dhjetor 2023.

    Ndërkohë, të dyshuarit e tjerë u arrestuan në Angli në maj 2023, pas lëshimit të urdhër-arresteve ndërkombëtare nga Gjykata e Lezhës. Ata vazhdojnë të luftojnë ligjërisht për të shmangur përballjen me drejtësinë shqiptare.

    Ardian Nikulaj Edmond Haxhia gjykate londer vrasja
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Falsifikuan dokumente dhe tjetërsuan prona, ekzekutohen 14 masa sigurie në Dibër

    June 18, 2026

    Pas rivlerësimit rikthehet propozimi për dyfishim të taksës së shtëpive dhe 25% rritje për bizneset

    June 18, 2026

    Radhë të gjata dhe fluturime të humbura: BE-ja paralajmëron lehtësime në kufij gjatë verës

    June 18, 2026

    Kampionë të lirisë

    June 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 18, 2026

    Kampionë të lirisë

    Albatros Rexhaj Mbrëmjen e të mërkurës isha te Arena për të parë ndeshjen. Mbaroi, dolëm,…

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.