Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Kishim planifikuar një dasmë madhështore”/ Juela Nikolli rrëfen momentet e vështira të vdekjes së të fejuarit

    Detaje të reja nga tragjedia në Itali, shqiptari në orarin e punës mori çengelin dhe…

    Shqiptari e përplasi me makinë, ndërron jetë pas një jave në spital pensionisti italian

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Turistët/ Shpenzime rekord 874 mln euro në janar-mars, nuk kursehen as shqiptarët jashtë

    June 10, 2025

    TIRANË- Të huajt që kanë udhëtuar për në Shqipëri kanë regjistruar një nivel rekord shpenzimesh në tre muajt e parë të këtij viti. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë në bilancin e pagesave bënë të ditur se shpenzimet e të huajve në Shqipëri për periudhën janar-mars arritën në 874 milionë euro, me një rritje prej 11% në krahasim me të njëjtë periudhë të një viti më parë.

    Ky është niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë. Gjithsesi në krahasim me vitin e mëparshëm ritmet e rritjes janë ngadalësuar, teksa në  tremujorin e parë 2024, të huajt kishin shpenzuar 26% më shumë në udhëtimet e tyre në vend.

    Tendenca është në linjë me hyrjen e turistëve të huaj në vend që në fillim të këtij viti shfaqi shenja ngadalësimi. Sipas të dhënave të tjera të INSTAT, gjatë tre muajve të parë të vitit, në vend hynë 1.63 milionë shtetas të huaj me rritje prej 5.9% me bazë vjetore, nga 36% që kishte qenë rritja vitin e mëparshëm.

    Sipas këtyre të dhënave, rezulton se një turist i huaj ka shpenzuar mesatarisht për udhëtimin në Shqipëri rreth 537 euro në janar-mars 2025, nga 513 euro në të njëjtën periudhë të një viti më parë, një tregues indirekt i shtrenjtimit të çmimeve në vend.

    Edhe shqiptarët nuk kursehen jashtë

    Shpenzimet e shqiptarëve në udhëtimet jashtë vendit kanë arritur gjithashtu një rekord të ri në tremujorin e parë, duke arritur në 579 milionë euro, me një zgjerim prej 11% me bazë vjetore.

    Të dhënat e tjera të INSTAT tregojnë se daljet e shtetasve shqiptarë për tremujorin e parë të vitit ishin 1.8 milionë, me një rritje prej 7.3% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

    Bilanci mbetet pozitiv, por rritja ngadalësohet

    Bilanci i turizmit prej vitesh është kthyer në pozitiv, pasi të huajt që udhëtojnë drejt Shqipërisë shpenzojnë më shumë se shqiptarët që ikin jashtë. Sipas Bankës së Shqipërisë, bilanci i udhëtimeve ishte 295 milionë euro në tremujorin e parë 2025, me një rritje prej 10.4%. Një vit më parë zgjerimi kishte qenë 41%./MONITOR

    Shpenzime rekord 874 mln euro shqipëri turistet
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Kishim planifikuar një dasmë madhështore”/ Juela Nikolli rrëfen momentet e vështira të vdekjes së të fejuarit

    April 18, 2026

    Detaje të reja nga tragjedia në Itali, shqiptari në orarin e punës mori çengelin dhe…

    April 18, 2026

    Shqiptari e përplasi me makinë, ndërron jetë pas një jave në spital pensionisti italian

    April 18, 2026

    Ky është spraji që efektivët hodhën për shpërndarjen e protestuesve të PD, përdoret prej dekadash nga policia

    April 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.