SHKODËR– Policia ka njoftuar në lidhje me ngjarjen e ndodhur në orët e para të mëngjesit ku persona të paidentifikuar, hodhën në derën e banesës se një shtetasi një sasi të vogël lëndë plasëse dhe si pasojë ka shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ka vijuar intensivisht hetimet me qëllim zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nga hetimet e kryera është arritur të bëhet identifikimi i njërit prej autorëve të dyshuar të kësaj ngjarje, konkretisht shtetasin L. M., dhe vijon puna për kapjen e tij.
Prokuroria dhe Grupi Hetimor është duke punuar intensivisht për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor të këtij rasti si dhe për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.


