Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Nufi: Aksi Milot–Balldren, një korridor zhvillimi për Veriun e Shqipërisë

    Raporti/ SHBA e shqetësuar se Izraeli po spiunon zyrtarë të lartë amerikanë

    “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, ja si do të mbështeten bizneset shqiptare! Qeveria jep detajet e programit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Showbiz

    Mori 100 mijë dollarë cash nga Diddy për të fshehur videon e dh*nës ndaj Cassie: Ishte i frikësuar

    June 5, 2025
    Mori 100 mijë dollarë cash nga Diddy për të fshehur videon e dhunës ndaj Cassie: Ishte i frikësuar
    Sean “Diddy” Combs

    SHBA– Vijojnë dëshmitë dhe seancat sa i takojnë skandalit të reperit të njohur Sean “Diddy” Combs. Mediat e huaja shkruajnë se në gjykatë po publikohen detaje tronditëse për një ngjarje të ndodhur në vitin 2016 në Hotelin “Intercontinental” të Los Angeles.

    Një ish-roje sigurie në hotel, Eddy Garcia, dëshmoi se ishte paguar 100 mijë dollarë në para cash nga vetë Diddy, vetëm për të fshehur një video sigurie ku reperi shihet duke ushtruar dhunë ndaj partneres së tij të atëhershme, këngëtares Cassie Ventura.

    Kjo është një video si provë kyçe në gjyqin që po zhvillohet, u transmetua gjatë seancës së fundit në sallën e gjyqit.

    Garcia tregoi se ishte kontaktuar fillimisht nga ndihmësja e Diddy-t, Kristina Khorram, e cila donte të shihte menjëherë pamjet, por ai kishte refuzuar pa një urdhër zyrtar. Më vonë vetë Combs e kishte telefonuar dhe i kishte kërkuar që videoja të mos dilte në dritë, duke i thënë se “kishte pirë shumë dhe e dinte si shkonin gjërat me gratë”. Reperi i frikësuar i kishte kërkuar ndihmë duke i thënë Garcias se kjo mund t’i shkatërronte karrierën dhe se ai ishte “engjëlli i tij”.

    Në seancë dëshmoi edhe vetë Cassie, e cila rrëfeu për dhunën fizike që kishte përjetuar në korridoret e hotelit, ndërsa përpiqej të largohej nga një nga “festat freak-off”, të cilat ajo i përshkroi si evente me abuzime seksuale, drogim dhe incizime të fshehta. Sipas saj, Diddy e kishte ndjekur, e kishte rrëzuar dhe goditur me shkelma, përpara se të përpiqej ta tërhiqte sërish në dhomë.

    Avokatët e Diddy-t pranuan se ai është përgjegjës për dhunën që shihet në video, por mohojnë akuzat për trafikim njerëzor, zhvatje dhe lidhje me prostitucionin. Aktualisht, Combs ndodhet pas hekurave në pritje të një vendimi gjyqësor që mund të përcaktojë fundin e një karriere dekadash në industrinë muzikore./Radar.al

    Gabimi i Kuvendit?/ Spiropali “konverton” Erion Braçen në Demokrat! (FOTO)

    Aksident i rëndë në uzinë/ Ndalohen 3 persona për mungesë sigurie në punë

    Zgjedhjet e 11 Majit/ KAS vendosjen hapjen e kutive të qarkut të Tiranës

    Cassie Diddy Kristina Khorram
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Nufi: Aksi Milot–Balldren, një korridor zhvillimi për Veriun e Shqipërisë

    June 6, 2026

    Raporti/ SHBA e shqetësuar se Izraeli po spiunon zyrtarë të lartë amerikanë

    June 6, 2026

    “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, ja si do të mbështeten bizneset shqiptare! Qeveria jep detajet e programit

    June 6, 2026

    Lufta me Iranin po shkakton një krizë të re

    June 6, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.