Ditën e sotme Aldi Neziri, 21-vjeçari i arrestuar për plagosjen e 15-vjeçarit, një ngjarje e ndodhur brenda një picerie në zonën e Ali Demit, ka dhënë dëshminë e tij në lidhje me situatën e rëndë.
Autori pretendon se ngjarja ka ndodhur aksidentalisht, duke theksuar se nuk e kishte për qëllim që ta plagoste kolegun e tij të punës.
Euronews raporton se në dëshminë e tij Neziri ka treguar se në momentin kur arma është shkrepur, ka qenë në të njëjtën tavolinë me të miturin.
“Arma u shkrep aksidentalisht. Nuk e kisha për qëllim ta plagosja,”tha theksuar ai. Mirëpo ky version i dhënë nga autori I ngjarjes, nuk është konfirmuar dhe as nuk është mohuar nga i plagosuri.
15-vjeçari ka deklaruar për Policinë se nuk e kujton saktësisht se si ka ndodhur ngjarja, kjo për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore pasi mori plumbin në qafë.
Ishte vetë Neziri ai që zbuloi se armën e përdorur e hodhi në zonën e “Don Boskos”.


