Me rastin e 1 qershorit, artistja shqiptare Elia Zaharia surprizoi me librin e përgatitur për fëmijë që titullohet “Perla dhe Dreri i Artë”, i përbërë nga përralla të ndryshme.
Surprizën që Elia përgatiti për të gjithë vogëlushët e zbuloi pak ditë para festës së këtyre të fundit.
Mirëpo ditën e sotme artistja na zbulon se ka prezantuar librin e saj për fëmijët që ndjekin studimet te Kolegji “Turgut Ozal”.
Përmes një postimi të bërë në rrjet, ku ndau pamje nga takimi i sotëm me fëmijët dhe stafin e mësuesve të Kolegjit, Elia shprehu mirënjohje për këta të fundit që përgatitën një takim plot emicione.
E lumtur dhe shumë mirënjohëse Elia u shfaq dhe për fëmijët që i ngrohën zemrën me përqafimet e ngrohta.
Radar.al i uron shumë suksese Elias, jo vetëm në publikimin e librave të saj por dhe në skenën e teatrit.
View this post on Instagram


