Gjatë prime-t të 19-të të spektaklit “Ferma VIP 2”, u zbulua data e finales së madhe e cila do të jetë 20 qershor.
Lajmin na e bënë me dije vetë konkurrentët përmes një sfide të veçantë.
Të lidhur nga këmbët me njëri-tjetrin, fermerët u vunë në kërkim të 6 çelësave, njëri prej tyre ishte i duhuri për të hapur sëndukun ku ruhej pishtari i shpresës.
Gjetja e çelësit dhe ndezja e zjarrit me pishtarin, ishte momenti kur u zbulua data e finales së madhe.
Pas këtij momenti emocionues, moderatorja Luana Vjollca hapi televotimin, ku sërish publiku do të ketë fjalën e fundit për të zgjedhur finalistin e parë.
Ndërsa dy konkurrentët më pak të votuar do të përballen në një sfidë vendimtare që do të përcaktojë se cili prej tyre përfundon rrugëtimin e tij në këtë spektakël.
LEXO EDHE:
E braktisi 2 vjeç. Lim Hoti na prezanton me djalin e tij të vogël


