Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Parashikimi i horoskopit për sot, 30 Prill 2026

    Parashikimi i motit për sot, 30 Prill 2026

    Çmimi i naftës në tregjet nderkombëtare rritet ne nivelin më të lartë që nga viti 2022

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Britania e Madhe planifikon fabrika të reja municionesh

    June 3, 2025
    Britania e Madhe planifikon fabrika të reja municionesh

    Me një strategji të re për mbrojtjen Britania e Madhe synon të forcojë industrinë e armatimeve dhe të rrisë prodhimin e municioneve. Ky hap lidhet edhe me luftën e Rusisë kundër Ukrainës.

    Britania e Madhe planifikon të ndërtojë të paktën gjashtë fabrika të reja për prodhimin e armëve dhe lëndëve eksplozive. Ministria e Mbrojtjes njoftoi se qeveria synon të investojë për këtë 1.5 miliardë paund (rreth 1.8 miliardë euro). Përveç kësaj ushtria do të blejë deri në 7,000 armë me rreze të gjatë veprimi të prodhuara në Britaninë e Madhe. Pushtimi i Ukrainës nga Rusia ka treguar në një mënyrë të ashpër se një ushtri është aq e fortë sa industria që qëndron pas saj, tha ministri i Mbrojtjes John Healey. Forcimi i ushtrisë ka për qëllim të frikësojë kundërshtarët dhe ta bëjë vendin më të sigurt dhe më të fortë.

    Starmer: Në fokus gatishmëria për luftë

    “Gjendemi në një botë kërcënimesh në rritje”, tha Healey për BBC-në. Prandaj, strategjia e re e mbrojtjes parashikon një rritje të prodhimit britanik të armëve dhe synon të krijojë “një kapacitet prodhimi municionesh që është gjithmonë i disponueshëm”. Strategjia e re e mbrojtjes synon ta bëjë vendin “të gatshëm për luftë”, tha kryeministri britanik Keir Starmer për gazetën The Sun. “Ne do ta ribëjmë gatishmërinë për luftë të Britanisë qëllimin qendror të forcave tona të armatosura.” Për shkak të tensioneve në rritje në të gjithë botën strategjia e re duhet të shërbejë si një “plan për forcën dhe sigurinë në dekadat e ardhshme”, tha Starmer.

    Shpenzimet për mbrojtjen do të rriten
    Kryeministri britanik kishte njoftuar për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes që përpara vizitës së tij tek Presidenti i SHBA-së Donald Trump në muajin shkurt. Deri në vitin 2027 shpenzimet pritet të rriten në masën 2.5 përqind të produktit të brendshëm bruto. Deri tani ato janë rreth 2.3 përqind. Në vitin financiar 2023/24 u investuan 53.9 miliardë paund (rreth 63.9 miliardë euro).

    Një rritje e mëtejshme në tre përqind është planifikuar për vitin 2029. Ministri i Mbrojtjes Healey pret që më së voni deri në vitin 2034 vendi i tij të shpenzojë tre përqind të produktit të brendshëm bruto për mbrojtjen. Healey i tha BBC-së se nuk kishte asnjë dyshim se kjo do të ndodhte në periudhën e ardhshme legjislative./DW

    “Besoni tek vetja”/ Manastirliu: Suksese mbi 27 mijë maturantëve që nisin sot provimet e Maturës Shtetërore

    “Pa e fut…”/ Laert Vasili zubulon si rezistoi 120 ditë pa kryer marrëdhënie s*ksuale: Vetshërbim


    Britania e Madhe fabrika të reja municionesh
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Parashikimi i horoskopit për sot, 30 Prill 2026

    April 30, 2026

    Parashikimi i motit për sot, 30 Prill 2026

    April 30, 2026

    Çmimi i naftës në tregjet nderkombëtare rritet ne nivelin më të lartë që nga viti 2022

    April 30, 2026

    Pesë zakonet që ju plakin më shpejt, paralajmërimi i mjekut

    April 29, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 29, 2026

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Nga Albatros Rexhaj Demokracitë e reja nuk reformohen me deklarata. Ato reformohen me punë të…

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 30 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 29 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.