Vullkani Etna në Siçili është përfshirë nga një shpërthim i fuqishëm, duke lëshuar sasi masive hiri në atmosferë dhe duke krijuar panik mes turistëve që u detyruan të ikin me vrap për të shpëtuar. Pamjet dramatike të publikuara në rrjet tregojnë momentet kur turistët zbresin me nxitim nga shpatet e malit, ndërsa pas tyre ngrihet një re gjigante hiri.
#ITALY: New video shows Mount #Etna erupting. pic.twitter.com/zqZHU4FR03
— GRX (@GlobalReportX) June 2, 2025
Sipas Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë në Itali, aktiviteti vullkanik nisi rreth orës 22:00 të së dielës me dridhje të lehta në thellësi prej 2.8 kilometrash nën krater, për të kulmuar pas mesnate me shpërthime të forta dhe të vazhdueshme.
“Shpërthimet janë me intensitet të fortë dhe pothuajse të pandërprera. Rënie e vogël e hirit është regjistruar në zonën e Piano Vetore”, njoftoi instituti, ndërsa paralajmëroi për mundësi të përkeqësimit të mëtejshëm të situatës.
Ky është shpërthimi i dytë i madh i Etnas për vitin 2025, pas atij të muajit shkurt, kur lavë e zjarrtë rrëshqiti poshtë shpatit të malit, duke rikujtuar se mali më aktiv vullkanik në Evropë mbetet një forcë e pakontrollueshme natyrore.
Autoritetet italiane janë në gatishmëri të lartë, ndërsa vëzhgimi i vullkanit vazhdon në mënyrë intensive. Deri më tani nuk raportohet për të lënduar, por situata mbetet e paqëndrueshme.
#BREAKING: MOUNT ETNA ERUPTS AGAIN
Italy’s most active volcano, Mount Etna, has started erupting—spewing lava and ️ ash high into the sky.
Authorities are closely monitoring the situation. No reports of injuries so far.#MountEtna #Volcano #Italy #Europe… pic.twitter.com/jehbYzaL51— ViralNewsHQ™ (@viralposts2323) June 2, 2025


