Së fundmi kanë nisur hetimet për një efektiv policie i cili dyshohet se ka kërcënuar një të burgosur në burgun e Durrësit.
Gazetarja Anila Hoxha bën me dije se i burgosuri me emrin Marius, ka njoftuar prokurorinë e këtij qyteti se punonjësi e ka kërcënuar dhe i ka kërkuar 3 mijë euro.
“Do ta nxij jetën këtu në burg, nëse nuk më jep 3 mijë euro”, thuhet se i ka thënë efektivi të burgosur.
Pasi e ka paralajmëruar, i burgosuri pretendon se polici i ka lënë në një letër të verdhë me shkrim dore numrin e llogarisë ku familja e të burgosurit do të hidhte shumën.
Pas denoncimit të të burgosurit prokuroria e Durrësit kreu ekspertizën e shkrimit dhe me dyshimet se shkrimi i përkiste policit ngriti akuzë ndaj tij, dhe pikërisht atë të korrupsionit.
Ndërsa më tej thuhet se punonjësi I policisë pritet të hetohet nga SPAK.
LEXO EDHE:
U zgjodh deputet/ Tedi Blushi jep dorëheqjen nga Këshilli Bashkiak i Tiranës (SHKRESA)
Ngjarja në Lezhë/ Policia: 57-vjeçari u v*a sapo doli nga makina


