Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së dielës në zonën e Ali Demit në Tiranë, ku një 15-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri.
Sipas burimeve zyrtare, rreth orës 17:10 i mituri është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, pas një konflikti të çastit për motive ende të paqarta. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në ambientet e një picerie në këtë zonë. Fatmirësisht, adoleshenti ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë arritur të identifikojnë autorin e dyshuar të plagosjes. Për shkak të hetimit në vijim, identiteti i tij nuk bëhet ende publik.
Vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve të ngjarjes.


