Një 32-vjeçar u vidhte bizhuteritë qytetarëve në rrugë duke lëvizur i qetë me biçikletë në qytetin e Durrësit.
Kamerat e sigurisë kanë bërë të mundur pamjet kur 32-vjeçari me iniciale G.M. i tërhoqi nga qafa varëset e floririt dy grave.
I ri, banues në Kavajë, u vu në pranga nga policia dhe ndaj tij ka nisur hetimi nga Prokuroria e Durrësit.


