Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    BE: Aplikacion verifikimi moshe në internet për të mbrojtur

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Kushte të qëndrueshme atmosferike, parashikimi i motit për sot

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Helmimi në kopshtin e Gramshit, AKU: Vezët nuk ishin të kontaminuara, bakterin e salmonelës e morën brenda institucionit

    May 30, 2025
    Helmimi i fëmijëve në Gramsh, inspektorët e AKU-së marrin mostra për analizimin e tre produkteve

    Pas hetimeve dhe analizave laboratorike, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka dalë me një reagim zyrtar mbi rastin e helmimit të disa fëmijëve në Kopshtin Nr. 1 në Gramsh.

    Sipas AKU-së, vezët e përdorura në institucion nuk kanë qenë të kontaminuara me salmonelë. Mostrat e marra në fermën prodhuese dhe te furnizuesi kanë rezultuar negative për bakterin Salmonella spp., ndërsa kontaminimi është konstatuar vetëm në ambientet e brendshme të kopshtit.

    AKU thekson se shkaqet e kontaminimit lidhen me faktorë të tjerë brenda institucionit dhe jo me vetë produktin ushqimor. Nuk janë raportuar raste të ngjashme në subjekte të tjera.

    Autoriteti ka paralajmëruar që deklaratat e pabazuara në rrjete sociale mund të përbëjnë dezinformim publik dhe të çojnë në pasoja ligjore.

    AKU vijon bashkëpunimin me institucionet e tjera për të monitoruar situatën dhe garantuar sigurinë ushqimore në shkolla e kopshte.

    Njoftimi i plote i AKU

    Në lidhje me situatën e ndodhur në Kopshtin Nr. 1, në qytetin e Gramshit sqarojmë opinionin publik se Autoriteti Kombëtar i Ushqimit pas verifikimeve zyrtare të gjurmueshmërisë për produktin VEZË konfirmon:

    Mostrat e marra në subjektin prodhues të vezëve kanë rezultuar negative për treguesin Salmonelë spp. Gjithashtu nga komunikimi me Shërbimin Veterinar Rajonal pranë AKU është bërë e ditur se ferma e shpendëve është testuar gjatë muajit maj 2025 për Salmonelozë, rezultati i së cilës ka qenë negativ (shpendë të shëndetshëm).
    Mostrat e marra në subjektin e furnizuar nga prodhuesi dhe njëkohësisht furnizues i Kopshtit Nr. 1 Gramsh kanë rezultuar negative për treguesin Salmonelë spp.
    Mostrat e marra në subjektin Kopshti Nr. 1 Gramsh rezultojnë me prezencë të Salmonelë spp.
    Nga këto informacione të marra deri në këto momente mendohet se kontaminimi i vezëve ne Kopshtin Nr.1 Gramsh ka ndodhur në ambientet e Kopshtit Nr.1 Gramsh nga faktorë të tjerë jo të ushqimit (jo produkti vezë).

    Vlen të theksohet se nga komunikimi me njësitë e NjKVSh nuk kemi pasur raste të tjerë problematikë me Salmonelë spp, për të cilët jemi në komunikim të vazhdueshëm ndër-institucional.

    Nga ana tjetër, postime të shpërndara në rrjete të caktuara sociale, të ndryshme nga ky njoftim zyrtar i AKU, nuk janë te sakta dhe në vetvete përbëjnë dezinformim publik

    Kjo për arsye se komentet mbi ngjarjen dhe rezultatet e analizave në fjalë nuk mund të ndalen vetëm në komentimin e analizave të mostrave te Kopshtit Nr. 1 Gramsh, subjekt i ngjarjes.

    Në zbatim të Ligjit Nr. 9863 “Per Ushqimin” (i ndryshuar), VKM 760, datë 16.09.2015 “Për Kërkesat Për Gjurmimin dhe Ushqimit Për Kafshë Përgjatë Zinxhirit Ushqimor” saktëson proceset e gjurmueshmërisë për rastet kur produkti ushqimor rezulton i dëmshëm.

    Kushdo që ndjen nevojën e komenteve në raste të tilla duhet të jetë në pritje për sa kohë procesi i gjurmueshmërise dhe analizat respektive nuk kanë dalë për të gjitha hallkat e procesit të gjurmueshmërisë, i cili kalon nga subjekti i ngjarjes, tek furnizuesi dhe deri tek prodhuesi.

    Duhet mbajtur parasysh se në të ardhmen kushdo që do të bëjë deklarata të papërgjegjshme apo të pasakta mund të jetë objekt i një procedimi penal.

    Analizat e konfirmuara sipas ketij informimi publik te AKU në lidhje me rezultatet negative për Salmonelë spp tek subjekti prodhues dhe tek subjekti furnizues, nxjerrin në pah pasaktësinë e postimeve të caktuara në rrjete sociale.

    Në zbatim të detyrimit ligjor, me angazhimin e vet të drejtpërdrejtë dhe në bashkëpunim edhe me institucione të tjera, AKU do të mbetet në komunikim të vazhdueshëm në vijim.

    Autoriteti Kombëtar i Ushqimit gramsh kopshti Salmonela vezet
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    BE: Aplikacion verifikimi moshe në internet për të mbrojtur

    April 17, 2026

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    April 17, 2026

    Kushte të qëndrueshme atmosferike, parashikimi i motit për sot

    April 17, 2026

    Armëpushim 10-ditor mes Izraelit dhe Libanit

    April 17, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.