Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Pesë zakonet që ju plakin më shpejt, paralajmërimi i mjekut

    Nafta shtrenjtohet mes tensioneve, frika për bllokadë të zgjatur ndaj Iranit rrit çmimet globale

    Jimmy Kimmel refuzon të kërkojë falje pas komenteve për Melania Trump, Shtëpia e Bardhë: Njeri i gjorë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    “Kanë harruar kush janë miqtë e vërtetë”, Rusia akuzon Serbinë për furnizim me armë ndaj Ukrainës

    May 29, 2025

    Shërbimi i Inteligjencës së Jashtme (SVR) i Federatës Ruse ka akuzuar Serbinë se, “pavarësisht deklaratave se është neutrale”, po vazhdon të dërgojë municione në Ukrainë.

    Në një deklaratë të publikuar më 28 maj në faqen zyrtare të SVR-së, përmenden emrat e disa kompanive serbe të industrisë së mbrojtjes, municionet e të cilave thuhet se kanë përfunduar në duart e ushtrisë ukrainase.

    “Në ‘korridorin e vdekjes’, të organizuar në Serbi – një vend mik i Rusisë – janë të përfshira kompanitë më të mëdha të industrisë ushtarake, përfshirë ‘Jugoimport SDPR’, ‘Zenitprom’, ‘Krushik’, ‘Sofag’, ‘Reyer DTI’, ‘Slloboda’, ‘Përvi Partizan’ dhe të tjera”, thuhet në deklaratë.

    SVR-ja pretendoi se këto kompani kanë furnizuar “qindra mijëra predha për raketahedhës dhe obusë, si dhe miliona plumba për armë të vogla zjarri”.

    Sipas inteligjencës ruse, kjo ndihmë ndaj Ukrainës po maskohet përmes “certifikatave të rreme të përdoruesit final dhe përdorimit të shteteve ndërmjetëse – kryesisht shtete të NATO-s si Çekia, Polonia dhe Bullgaria – si dhe në kohët e fundit, edhe përmes kanaleve më ekzotike që përfshijnë shtete afrikane”.

    Në deklaratën me tone të ashpra, SVR tha se “etja për pasuri e prodhuesve serbë të armatimit dhe mbështetësve të tyre, në kurriz të gjakut të popujve vëllazërorë sllavë, ka bërë që ata të harrojnë plotësisht se kush janë miqtë e vërtetë dhe kush armiqtë”.

    Radio Evropa e Lirë ka kërkuar komente për këtë çështje nga Qeveria e Serbisë, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Presidenca, por nuk ka marrë përgjigje. Po ashtu, asnjë nga kompanitë e përmendura nga SVR-ja nuk ka kthyer përgjigje.

    Edhe më parë është raportuar për mundësinë e eksportit të armëve nga Serbia në Ukrainë. Në fillim të vitit 2023, portali rus “Mash” publikoi një video që, sipas tij, tregonte ngarkimin e raketave “GRAD” 122 milimetra në një depo në Bratisllavë, duke pretenduar se bëhej fjalë për raketa të kompanisë “Krushik” nga Valjeva që ishin dërguar në Ukrainë përmes Turqisë dhe Sllovakisë.

    “Krushik” dhe ish-ministri serb i Mbrojtjes, Milosh Vuçeviç, i kanë mohuar këto pretendime.

    Edhe ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, më 3 mars 2023 deklaroi para gazetarëve në Beograd se që nga fillimi i luftës në Ukrainë, Serbia nuk ka eksportuar armë për asnjë palë të përfshirë në konflikt.

    Në mars 2022, në rrjetet sociale ruse u publikua një foto e një ushtari të të ashtuquajturës “Republika Popullore e Donjeckut” që mbante në duar një minë të pashpërthyer. Radio Evropa e Lirë, përmes analizimit të shënimeve në minë, verifikoi se ajo ishte prodhuar në tremujorin e tretë të vitit 2016 në fabrikën shtetërore serbe “Krushik”.

    Ku eksporton armë Serbia?
    Autoritetet serbe kanë deklaruar se nga viti 2014 deri në 2021 nuk ka pasur eksporte të armatimit në Ukrainë. Ministria e Tregtisë ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë se gjatë kësaj periudhe nuk është eksportuar armë as në ndonjë vend tjetër ku përdoruesi final do të ishte Ukraina.

    Serbia, së bashku me Turqinë, është një nga vendet kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë pas fillimit të pushtimit të Ukrainës në shkurt 2022. Autoritetet serbe thonë se kjo vjen për shkak të “miqësisë tradicionale”, mbështetjes së Rusisë për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës, dhe varësisë nga gazi rus.

    Megjithatë, Serbia ka mbështetur integritetin territorial të Ukrainës dhe ka votuar disa rezoluta të Kombeve të Bashkuara që dënojnë agresionin rus – përfshirë edhe atë të 24 shkurtit, ku votoi në favor të Ukrainës. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, u kërkoi falje qytetarëve serbë për këtë votim, duke thënë se përfaqësuesi i Serbisë në OKB duhej të kishte abstenuar./rel/

    armë Rusia Serbia
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Pesë zakonet që ju plakin më shpejt, paralajmërimi i mjekut

    April 29, 2026

    Nafta shtrenjtohet mes tensioneve, frika për bllokadë të zgjatur ndaj Iranit rrit çmimet globale

    April 29, 2026

    Jimmy Kimmel refuzon të kërkojë falje pas komenteve për Melania Trump, Shtëpia e Bardhë: Njeri i gjorë

    April 29, 2026

    Ka*abis në xhep për të dënuarin, kapet në burgun e Fushë-Krujës gruaja

    April 29, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 29, 2026

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Nga Albatros Rexhaj Demokracitë e reja nuk reformohen me deklarata. Ato reformohen me punë të…

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 29 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 27 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.