Ipeshkvi i Dioqezës të Rrëshenit, Imzot Gjergj Meta, ditën e sotme në Udiencën e Përgjithshme të së mërkurës është takuar me Papa Leone XIV.
Imzot Gjergji i bëri me dije Papës se të dielën që lamë pas, së bashku me shqiptarët katolikë të Italisë, të gjithë u lutën për të në Shenjtëroren e Zojës së Këshillit të Mirë, në Genazzano.
Kështu, në emër të ipeshkvijve dhe të Kishës Katolike në Shqipëri, e uroi Atin e Shenjtë për zgjedhjen e tij si Pasardhës i Pjetrit si dhe e ftoi atë që të vizitonte vendin tonë.
“Sot, më 28 maj 2025, ipeshkvi i Dioqezës sonë të Rrëshenit, imzot Gjergj Meta, përshëndeti Atin e Shenjtë, Papa Leonin XIV, në Udiencën e Përgjithshme të së mërkurës. Imzot Gjergji i tregoi atij se të dielën e kaluar, së bashku me shqiptarët katolikë të Italisë, janë lutur për të në Shenjtëroren e Zojës së Këshillit të Mirë, në Genazzano. Gjithashtu, në emër të ipeshkvijve dhe të Kishës Katolike në Shqipëri, e uroi Atin e Shenjtë për zgjedhjen e tij si Pasardhës i Pjetrit dhe e ftoi atë që të vijë në vendin tonë. Qoftë lëvduar Jezu Krishti!” thuhet në postimin e bërë nga Dioqeza Rrëshen.


