Pas zhurmës që shkaktoi një moment i kapur nga kamerat në Vietnam, çifti presidencial francez, Emmanuel dhe Brigitte Macron, u shfaqën më të bashkuar se kurrë në nisjen drejt ndalesës së tyre të radhës në Xhakarta, Indonezi.
Duke buzëqeshur dhe duke ecur krah për krah, çifti u ngjit në avionin presidencial duke dhënë një mesazh uniteti dhe qetësie. Në mbërritje në Xhakarta, ata zbritën duke u kapur fort për dore, ndryshe nga një ditë më parë kur një gjest i zonjës Macron – i interpretuar si një shuplakë apo shtytje ndaj bashkëshortit të saj – shkaktoi diskutime në rrjetet sociale.
Përplasjen e dyshuar e komentoi edhe vetë presidenti Macron, i cili u shpreh se “po bënin shaka”, ndërsa presidenca franceze minimizoi gjithçka duke e quajtur një keqinterpretim.
Pamjet e mëvonshme duket se i kanë dhënë fund spekulimeve, me çiftin që tregon një paraqitje të përqendruar dhe të bashkuar në vijim të vizitës së tyre zyrtare në Azi.
Arrivée du président Emmanuel Macron à Djakarta, en Indonésie, 2e étape d'une tournée en Asie du Sud-Est commencée dimanche au Vietnam et qu'il achèvera ce vendredi à Singapour. Le programme de la visite https://t.co/0CYff1heJE pic.twitter.com/c6km1sNJ2w
— L'Echiquier social (@EchiquierSocial) May 27, 2025


