Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Kishim planifikuar një dasmë madhështore”/ Juela Nikolli rrëfen momentet e vështira të vdekjes së të fejuarit

    Detaje të reja nga tragjedia në Itali, shqiptari në orarin e punës mori çengelin dhe…

    Shqiptari e përplasi me makinë, ndërron jetë pas një jave në spital pensionisti italian

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lajmet e fundit

    Një “Bekim” pas 20 vitesh pritjeje, fëmija i dytë me fekondim in vitro vjen në jetë në maternitetin “Koço Gliozheni”

    May 27, 2025

    Një ngjarje prekëse është shënuar në maternitetin “Koço Gliozheni”, ku ka ardhur në jetë fëmija i dytë i lindur përmes procedurës së fertilizimit in vitro (FIV), falë shërbimit të ofruar pa pagesë nga shteti.

    Bebushi, i quajtur Bekim, lindi pas 20 vitesh pritjeje nga prindërit e tij, të cilët më herët kishin provuar pa sukses edhe në klinika private. Ky sukses është rezultat i programit të mbështetjes së fertilitetit që ofrohet për herë të parë në sistemin shëndetësor publik.

    Kryeministri Edi Rama uroi familjen përmes një postimi në rrjetet sociale, duke theksuar se mbështetja e qeverisë për familjet e reja është e pandërprerë. Ai kujtoi gjithashtu edhe bonuset financiare që jepen për çdo lindje: 40 mijë lekë për fëmijën e parë, 80 mijë për të dytin dhe 120 mijë lekë për fëmijën e tretë e në vijim.

    “Jetë të gjatë bebit Bekim, që, ashtu siç ka emrin, erdhi si një bekim përmes procedurës in vitro në maternitetin “Koço Gliozheni”, që ofrohet falas
    *Mbështetja e qeverisë nuk ndalet asnjë moment për familjet e reja që gëzohen me fëmijë
    40,000 lekë për fëmijën e parë
    80,000 lekë për fëmijën e dytë
    120,000 lekë për fëmijën e tretë e në vijim “, shkruan Rama

    Nëna e lumtur, Lumturia, falënderoi stafin mjekësor për përkushtimin dhe realizimin e ëndrrës së saj pas dy dekadash përpjekjesh. Mjekët theksuan rëndësinë e shërbimit të ri që tashmë është në dispozicion për të gjitha çiftet që përballen me vështirësi për të pasur fëmijë.

    Qendra e Teknikave të Riprodhimit Mjekësor të Asistuar në “Koço Gliozheni” është tashmë një realitet që i jep shpresë shumë familjeve shqiptare.

    femija in vitro maternitet “Koço Gliozheni”
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Kishim planifikuar një dasmë madhështore”/ Juela Nikolli rrëfen momentet e vështira të vdekjes së të fejuarit

    April 18, 2026

    Detaje të reja nga tragjedia në Itali, shqiptari në orarin e punës mori çengelin dhe…

    April 18, 2026

    Shqiptari e përplasi me makinë, ndërron jetë pas një jave në spital pensionisti italian

    April 18, 2026

    Ky është spraji që efektivët hodhën për shpërndarjen e protestuesve të PD, përdoret prej dekadash nga policia

    April 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.