Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Provova t’i vesh këpucët e kryeministrit”, Rama publikon mesazhin e qytetarit: Shqipëria ka ndryshuar

    Nxehtësia ekstreme godet energjinë bërthamore, Franca mbyll reaktorin “Golfech 2”

    Georgina larg stadiumit, por pranë Ronaldos, ja si i jep mbështetje CR7

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Të tjera

    Para zgjedhjeve, Banka e Shqipërisë rifilloi blerjet e valutës për të ndalur rënien e Euros

    May 27, 2025

    TIRANË– Banka e Shqipërisë ka ndërhyrë përsëri në tregun valutor në muajin maj, për të frenuar valën e re të rënies të kursit të këmbimit Euro-Lek. Më datë 6 maj, kursi i këmbimit Euro-Lek zbriti në një minimum të ri historik, në nivelin e 97.99 lekëve. Burime nga tregu financiar bëjnë të ditur se, qysh të nesërmen, më datë 7 maj, Banka e Shqipërisë vendosi të ndërhyjë duke blerë Euro në treg, me qëllim për të mos lejuar një rënie të mëtejshme të kursit me Lekun.

    Shumat e blera nuk bëhen publike nga Banka e Shqipërisë. Ato publikohen gjithmonë me kohëvonesë, në deklaratat për ndërhyrjet në tregun valutor, në fund të tremujorit pasardhës.

    Vitin e kaluar, Banka e Shqipërisë bleu afërsisht 933 milionë euro në tregun e brendshëm valutor, duke arritur vlerën më të lartë historike. Sasia e valutës së blerë është rritur me 249% krahasuar me një vit më parë. Blerjet e planifikuara, në funksion të rritjes së rezervës valutore, në fakt përbënin vetëm një pakicë të shumës së përgjithshme të blerë. Ato vitin e kaluar arritën vlerën e 283.8 milionë euro, në rritje me 14% krahasuar me një vit më parë.

    Ndërkohë, blerjet direkte, me synim moslejimin e rënies së mëtejshme të kursit Euro-Lek arritën shumën rekord prej 649 milionë eurosh. Për herë të parë vitin e kaluar, Banka e Shqipërisë ndërmori një ndërhyrje afatgjatë në tregun valutor, me objektiv moslejimin e forcimit të mëtejshëm të monedhës vendase.

    Blerjet direkte nisën qysh në muajin maj dhe vazhduan deri në muajin dhjetor, me një ndërprerje të përkohshme në muajin shtator. Muaji me vlerën më të lartë të blerjeve ishte tetori, kur Banka Qendrore bleu 169.4 milionë euro në tregun e brendshëm valutor.

    Kursi mesatar i këmbimit Euro-Lek vitin e kaluar pësoi një rënie me 7.4% krahasuar me vitin 2023. Gjatë muajit nëntor 2024, kursi i euros regjistroi nivelin më të ulët historik në vlerën e 98.11 lekëve, ndërsa e mbylli vitin 2024 shumë afër kësaj vlere.

    Në mungesë të ndërhyrjeve të Bankës së Shqipërisë, rënia e Euros në kursin e këmbimit me lekun do të kishte qenë edhe më e madhe. Banka e Shqipërisë i ka argumentuar ndërhyrjet në kursin e këmbimit me ndjekjen e objektivit të saj të inflacionit. Forcimi i Lekut në kursin e këmbimit me Euron ushtron presione në ulje mbi inflacionin e importuar në ekonomi. Prej më shumë se një viti, inflacioni ndodhet poshtë objektivit prej 3% të Bankës së Shqipërisë.

    Një situatë e tillë ka motivuar edhe ndërhyrjet për të frenuar rënien e mëtejshme të kursit Euro-Lek, megjithëse në parim Banka e Shqipërisë ka theksuar se ngelet e përkushtuar ndaj regjimit të lirë të kursit të këmbimit valutor.

    Për vitin 2025, Banka e Shqipërisë ka parashikuar gjithsej 22 ankande të blerjes së valutës, mes muajve shkurt dhe dhjetor. Shuma e parashikuar e blerjeve parashikohet në intervalin midis 270 dhe 350 milionë eurove. Megjithatë, kjo shumë nuk përfshin ndërhyrje të mundshme direkte në kursin e këmbimit, të cilat nuk mund të parashikohen./Monitor

    banka e shqiperise Rënia e Euros
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Provova t’i vesh këpucët e kryeministrit”, Rama publikon mesazhin e qytetarit: Shqipëria ka ndryshuar

    June 24, 2026

    Nxehtësia ekstreme godet energjinë bërthamore, Franca mbyll reaktorin “Golfech 2”

    June 23, 2026

    Georgina larg stadiumit, por pranë Ronaldos, ja si i jep mbështetje CR7

    June 23, 2026

    Shqipëria krijon operator të ri për hidrokarburet, Rama: Garantojmë rezervën strategjike të naftës

    June 23, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    “Disa sekrete…”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.