Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Milani kërkon pasuesin e Igli Tares, një italian është në garë për postin e drejtorit sportiv

    Zvicra thotë se po vazhdojnë bisedimet Iran-SHBA

    Gent Progni i mek fare Piranjat: Ata që janë mësuar të kapin njerëzit për xhakete me kamera në dorë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Të tjera

    Drogë në valixhe me postë nga Tailanda, si u kap 39-vjeçari sapo zbriti në Tiranë

    May 26, 2025

    Një valixhe që mbërriti nga Tailanda në Aeroportin e Rinasit u zbulua se përmbante 19.4 kilogramë hashash, duke çuar në arrestimin e 39-vjeçarit Dhimitër Shehu, i cili kishte udhëtuar me transit nga Dubai drejt Tiranës.

    Operacioni u krye nga Seksioni i Antidrogës në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, pasi u identifikua bagazhi i dyshimtë. Shehu u ndalua në flagrancë, ndërsa policia sekuestroi drogën dhe nisi hetimet për rrjetin e mundshëm të trafikut ndërkombëtar.

    Megjithëse kjo formë trafiku me valixhe është më pak e zakonshme, autoritetet sqarojnë se postat ndërkombëtare po kthehen në mjetin më të preferuar nga trafikantët për të sjellë drogë nga vende si Tailanda, SHBA apo Kanadaja.

    “Zgjedhin postën sepse është më e lirë, më e shpejtë dhe më e vështirë për t’u kontrolluar,” – thotë Florida Tilki, specialiste pranë Antidrogës Tiranë.

    Vetëm në 5 muajt e parë të vitit, policia ka zbuluar 10 tentativa trafiku përmes pakove postare, që përmbanin nga 500 gramë deri në 5 kilogramë drogë, kryesisht kokainë dhe kanabis laboratorik.

    Drogat nuk kanë gjithmonë Shqipërinë si destinacion përfundimtar – shpesh pako postare vijnë transit në vendin tonë, për t’u dërguar më tej drejt vendeve të Bashkimit Europian apo Britanisë së Madhe. Por në shumicën e rasteve, marrësit mbeten anonimë, duke e vështirësuar identifikimin e zinxhirit kriminal.

    Ndërkohë, shqetësimi për përdorimin në rritje të drogës në Tiranë, veçanërisht mes të rinjve, mbetet i lartë. Zonat më problematike, sipas policisë, janë Tirana e Re, Ish-Blloku, Lapraka dhe Kamza, ku qarkullojnë kryesisht kokainë dhe kanabis laboratorik.

    “Shpërndarësit janë të rinj 18-25 vjeç, shpesh me precedentë penalë dhe nga shtresa të margjinalizuara të shoqërisë,” – shton Tilki.

    Pavarësisht aksioneve të shpeshta dhe goditjeve ndaj rrjeteve të shpërndarjes, trafiku dhe përdorimi i drogës nuk po ndalet – ai vetëm po ndryshon formë, duke e bërë betejën e policisë gjithnjë e më të ndërlikuar.

    droge poste Rinas Tailanda valixhe
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Milani kërkon pasuesin e Igli Tares, një italian është në garë për postin e drejtorit sportiv

    June 20, 2026

    Zvicra thotë se po vazhdojnë bisedimet Iran-SHBA

    June 20, 2026

    Gent Progni i mek fare Piranjat: Ata që janë mësuar të kapin njerëzit për xhakete me kamera në dorë

    June 20, 2026

    Protesta/ Rama: Dy fotografi dhe dy fytyrat e një simboli të thirrjes për diasporën

    June 20, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 18, 2026

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Nga Ardit RadaKa politikanë që dallohen për betejat që zgjedhin të bëjnë. Ka të tjerë…

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.