Situata ditën e sotme në “E diell” mori një tjetër rrjedhë. Kjo pasi ndër të ftuarit ishte dhe Xheneta Fetahu e cila bëri bujë me deklaratën e saj ndaj influenceres së njohur, Sara Gjoka.
Papritmas gjatë emisionit Xheneta shprehet duke iu drejtuar Sarës me tone të ashpra: I ke shkruar të dashurit tim, ndërsa isha me të.
Situata në fjalë nuk shokoi vetëm të ftuarit që po dëgjonin gjithë kureshtje por dhe vetë personin që u akuzua, Sara Gjoka.
Pjesë nga biseda:
Xheneta Fetahu: Sara pse ju shkruan çunave kur e di që janë në një lidhje me një gocë? Po flas për një rast që më ka ndodhur mua dhe asaj.
Sara Gjoka: Çfarë rasti?
Xheneta Fetahu: Ti vitin e kaluar i ke shkruar çunit me të cilin kam qenë në një njohje.
Sara Gjoka: Cili është?
Xheneta Fetahu: Po ti e di se cili është, ai nuk është fytyrë publike. Ti më ke inçizuar mua kur unë kam folur me ty, e kam me fakte. Mos më bëj moralisten.
Sara Gjoka: Nuk jam dakord fare që ne të diskutojmë në publik këtë.


