Një ngjarje e papritur ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen Kordhocë të njësisë administrative Lazarat pasi zjarri përfshiu një sipërfaqe me bimë të thata.
Buriemt bëjnë me dije se flakët janë përhapur me shpejtësi dhe kanë rrezikuar banesat pranë zonës së djegur, duke shkaktuar kështu panik te banorët.
Sipas raportimeve mësohet se era e fortë ka favorizuar akoma më shumë përhapjen e zjarrit.
Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërriutr forcat zjarrfikëse të MNZ Gjirokastër, të cilët konstatuan se zjarri ishte në përmasa të mëdha.
Aktualisht raportohet se po ndërhyhet për izolimin e vatrës dhe për shmangien e çdo rreziku për banesat përreth.
Më tej thuhet sezjarrëfikësit po mundësojnë shuarjen e zjarrit ndërsa situata mebtet në konkroll.
Deri më tani mbeten të paqarta shkaqet e rënies së zjarrit.


