Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Vuçiç kundër anëtarësimit të Kosovës në NATO: Do të luftojmë që kjo të mos ndodhë

    Fundjava sjell trafik të rënduar në Elbasan, radhë kilometrike në dalje të autostradës

    Trump refuzon jelekun antiplumb: Nuk dua të dukem 10 kg më i shëndoshë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Sport

    Mançester Junajtid në krizë, klubi nxjerr në rrugë 200 të punësuar

    May 25, 2025
    Mançester Junajtid në krizë, klubi nxjerr në rrugë 200 të punësuar

    Humbja në finalen e Ligës së Evropës përballë Totenhemit, si dhe katastrofa në kampionatin anglez ka sjellë të tjera trazira te Mançester Junajtid.

    “Djajtë e kuq” tashmë rrezikojnë edhe një kolaps financiar, që mund t’i detyrojë të shkarkojnë punonjës në klub, por edhe të shesin disa prej lojtarëve të tyre. Sipas gazetës britanike “Daily mail”, Mançester Junajtid ka filluar procesin e njoftimit të stafit se kanë humbur vendet e punës, vetëm disa orë pas humbjes së ekipit në finalen e Europa League.

    “Mail Sport” ka saktësuar se disa nga 200 punonjësit në rrezik të shkurtimit të vendeve të punës po informohen për fatin e tyre këtë javë. Në vend që ta lënë zhgënjimin e humbjes 0-1 ndaj Totenhemit të zhduket, drejtuesit e klubit në “Old Trafford” po vazhdojnë me shkurtimet e egra të vendeve të punës. Drejtori ekzekutiv, Omar Berrada, i tha stafit në shkurt se do të ketë shkurtime të tjera vendesh pune si pjesë e një “plani transformimi”, që synon kthimin e klubit në “fitimprurës”.

    Kjo pasoi humbjen e 250 vendeve të punës vitin e kaluar. Burimet kanë shprehur habi për kohën e veprimit për t’ua dhënë lajmet e fundit stafit, kaq shpejt pas humbjes në Bilbao, por klubi duket se është i gatshëm të bëjë kursime sa më shpejt të jetë e mundur, veçanërisht pasi humbi kualifikimin prej 100 milionë sterlinash në Ligën e Kampionëve. Nuk dihet nëse Sër Xhimi Ratklif dhe kompania e tij “Ineos” planifikojnë më shumë shkurtime në fuqinë punëtore, por morali thuhet se është i ulët brenda klubit, me kolegë të njohur dhe të vjetër që pritet të largohen.

    “Mail Sport” ka raportuar më parë se si humbja mund të kishte pasoja të rëndësishme për të ardhmen e Junajtid. Menjëherë pas finales, çmimi i aksioneve të klubit ra me 160 milionë sterlina, ndërsa Junajtid do të humbasë gjithashtu një fitim prej më shumë se 100 milionë sterlinash duke mos arritur të kualifikohet për në Ligën e Kampionëve. Kjo, në mënyrë të kuptueshme, i ka lënë shumë të shqetësuar për situatën financiare të Junajtid, duke qenë se klubi ka regjistruar humbje neto prej më shumë se 370 milionë sterlinash në pesë vitet deri në qershor 2024.

    Ndërkohë, duke folur pas finales, trajneri Ruben Amorim, i dëshpëruar, foli hapur për hidhërimin e tij nga rezultati, përpara se të zbulonte se është i përgatitur të largohet nga drejtimi i skuadrës pa asnjë qindarkë kompensim, nëse pronarët dhe tifozët nuk besojnë më se ai mund ta ndryshojë situatën sportive.

    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Vuçiç kundër anëtarësimit të Kosovës në NATO: Do të luftojmë që kjo të mos ndodhë

    May 1, 2026

    Fundjava sjell trafik të rënduar në Elbasan, radhë kilometrike në dalje të autostradës

    May 1, 2026

    Trump refuzon jelekun antiplumb: Nuk dua të dukem 10 kg më i shëndoshë

    May 1, 2026

    Tentuan të vidhnin një “Land Rover” në Dhërmi, arrestohen një 25-vjeçar dhe një 17-vjeçare

    May 1, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 29, 2026

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Nga Albatros Rexhaj Demokracitë e reja nuk reformohen me deklarata. Ato reformohen me punë të…

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 30 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 29 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.