TIRANË-Jorida Tabaku kandidatja e PD për deputete, ka folur ditën e sotme në News 24 për zgjedhjet e 11 Majit dhe situatën brenda Partisë Demokratike.
E pyetur nëse synon drejtimin e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku tha se nuk aspiron diçka të tillë.
“Unë nuk e kam menduar as tani, as në të shkuarën, për të qenë në krye të Partisë Demokratike. Siç e thashë, unë garova për një vend në Parlamentin shqiptar. Do të jem aty gjithmonë për partinë dhe nuk ka rëndësi se çfarë roli kemi secili.”-u shpreh Tabaku.
Ajo foli ndër të tjera edhe për fitoren e saj ndaj Ilir Alimehemtit. Tabaku deklaroi se fitoren përballë kolegut të saj Ilir Alimehmeti nuk e konsideron sukses personal, e as privilegj.
Jorida Tabaku: Ka qenë një fushatë shumë e gjatë, e lodhshme, stresuese dhe me shumë vështirësi. PD vinte pas një sfide të brendshme të partisë, ishte një sfidë e re. Kisha pothuajse 3 muaj që fëmijët po e ndjenin mungesën, po më kërkonin llogari..dhe unë ndihesha keq.
Kjo është një mbështetje që sigurisht erdhi për PD, sepse ato janë vota të djathta. Nuk jam ndjerë komode sidomos ditët e fundit të numërimit, sepse gara ishte mes meje dhe doktor Alimehemtit dhe personalisht ti nuk ndihesh mirë.
Unë mendoj që Parlamentit do i bëjë mirë që të jetë edhe doktor Alimehmeti. Edhe PD i duhet …ishte një garë e ngushtë dhe nuk kishte pse të ishte mes nesh.
Keni shkëmbyer mendime gjatë fushatës?
Tabaku: Jemi takuar gjatë fushatës. Por kjo fushatë ka qenë ndryshe… Por me kolegët sigurisht që jemi takuar, kemi shkëmbyer mendime, edhe në mbledhjet e shtabit kur takoheshim që ndanim edhe sfidat. Nuk jam ndjerë komode për këtë nga pikëpamja personale dhe më vjen mirë që PD do të bëjë një betejë për votat e pavlefshme në Tiranë për mandatin e 14. Votat për këdo janë brenda mbështetjes së PD. Unë funksionoj mirë brenda PD, …sepse janë besimet dhe vlerat e mia. Nuk e konsideroj fare sukses personal as si diçka personale, e konsideroj si mirëbesim për të vazhduar për të bërë një punë. Nuk është absolutisht privilegj, është përgjegjësi./Radar.al
U tërhoq përfundimisht nga futbolli i luajtur/ Nderimi special që i bëjnë Taulant Xhakës te Bazeli
“E kisha si djalin tim”/ Vjehrri tregon telefonatën e fundit me Gert Bogdanin
“Dhimbja nuk kalon”/ Edlira Çepani emocionon për mungesën e Gert Bogdit: Buzëqesh për fëmijët


