PARIS– Vetëm pak orë para ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike në Paris, është sulmuar rrjeti hekurudhor më i shpejtë i Francës duke shkaktuar kështu ndërprerje të mëdha në shumë prej linjave hekurudhore më të ngarkuara të vendit. Siç shkruajnë edhe mediat e huaja në rrjetet hekurudhore është vënë zjarr, duke bërë të pamundur nisjen e trenave.
Operatori shtetëror hekurudhor, SNCF, tha se zjarrvënësit kishin shënjestruar flakët përgjatë linjave që lidhin Parisin me perëndimin, veriun dhe lindjen e vendit dhe se trafiku do të ndërpritet në të gjithë vendin gjatë fundjavës.
“Ky është një sulm masiv në një shkallë të gjerë për të paralizuar rrjetin TGV. Shumë rrugë do të duhet të anulohen dhe situata do të zgjasë të paktën gjatë gjithë fundjavës, derisa të kryhen riparimet.”- ka thënë SNCF për Agence France-Presse.
Ndërkohë kompania hekurudhore ka njoftuar qytetarët se biletat për këto udhëtime të ndërprera janë të këmbyeshme dhe të rimbursueshme./BBC


