Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Bordi i Transparencës ul çmimin e naftës dhe benzinës, ja sa do te shiten ne tregun shqiptar

    VIDEO/ Zjarr i marr në Tiranë, merr flakë pallati tek “Jordan Misja”

    Kosova shkon në zgjedhje të parakohshme, Kurti sulmon pakicën në seancën e fundit të Kuvendit: Vendit i duhet opozitë e re

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    “Më qëlloi Keli, më ndihmo, kërko dhe më gjej!”/ Si u zbulua autori i vr*sjes së Altin Arapajt në Greqi

    May 23, 2025
    “Më qëlloi Keli, më ndihmo, kërko dhe më gjej!"/ Si u zbulua autori i vrasjes së Altin Arapajt në Greqi

    GREQI– Autoritetet greke kanë vënë në pranga Mikel Selimajn, 46-vjeçarin nga Vlora i cili dyshohet se vrau bashkëkombësin të tij Altin Arapaj, 41 vjeç.

    Selimaj u gjet në një apartament me qira në Glyka Nera, pasi pronari i banesës kishte njoftuar autoritetet, i shqetësuar që qiramarrësi nuk kishte dhënë asnjë shenjë jete që nga mëngjesi.

    Pas përpjekjeve për të hapur derën me çelësa rezervë dhe me ndihmën e një tekniku, Selimaj më në fund e hapi derën vetë. Policia konstatoi se ai ishte personi i shpallur në kërkim për vrasje.

    Ngjarja kishte ndodhur dy ditë më parë. Mëngjesin e së mërkurës, viktima kishte arritur të telefononte gruan e tij duke i thënë: “Më qëlloi Keli. Më ndihmo. Kërko dhe më gjej.” Nga gjurmët e celularit, policia fillimisht lokalizoi telefonin dhe më pas gjeti trupin e pajetë të Arapajt në një vresht, ku dyshohet se ishte transportuar nga autori.

    Hetimet zbuluan se Selimaj, viktima dhe dy persona të tjerë – gjithashtu shqiptarë, aktualisht në kërkim– ishin takuar në plazhin e Lucës dhe më pas kishin udhëtuar bashkë me makinën e Selimajt.

    Ata kishin bërë një ndalesë në një fushë, ku shpërtheu një debat mes Selimajt dhe Arapajt. Gjatë sherrit, Selimaj e qëlloi viktimën me armë në fytyrë.

    Vlen të theksohet se viktima gjithashtu edhe autori, kishin precedentë penalë për trafik droge. Policia greke dyshon se konflikti mes tyre kishte lidhje pikërisht me çështje droge./Radar.al

    Vota e diasporës/ KQZ jep detaje: 339.893 persona krijuan profil në PER, votues nga 85 shtete të botës

    Altin Arapaj greqi Mikel Selimaj
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Bordi i Transparencës ul çmimin e naftës dhe benzinës, ja sa do te shiten ne tregun shqiptar

    April 29, 2026

    VIDEO/ Zjarr i marr në Tiranë, merr flakë pallati tek “Jordan Misja”

    April 29, 2026

    Kosova shkon në zgjedhje të parakohshme, Kurti sulmon pakicën në seancën e fundit të Kuvendit: Vendit i duhet opozitë e re

    April 29, 2026

    Kryetari i LDK-së: Po shkojmë në zgjedhje sepse pushteti kërkoi nënshtrim

    April 29, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 29 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 27 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.