Qeveria britanike po shqyrton planin për përdorimin e tredhjes kimike ndaj pedofilëve dhe përdhunuesve në burgjet e vendit. Ministrja e Drejtësisë, Shabana Mahmood, po vlerëson mundësinë e implementimit të këtij trajtimi në rreth 20 institucione në Angli dhe Uells, me qëllim që më pas të zgjerohet në gjithë Britaninë e Madhe.
Tredhja kimike konsiston në përdorimin e ilaçeve që ulin dëshirën seksuale dhe nivelet e testosteronit, duke reduktuar në këtë mënyrë impulsin seksual. Kjo metodë është përdorur më parë në disa shtete amerikane, si Kalifornia, për persona të liruar me kusht, ndërsa është aplikuar edhe në disa vende evropiane si Gjermania, Franca, Suedia dhe Danimarka, ku përdorimi i saj është vullnetar.
Një burim pranë qeverisë ka theksuar për mediat se për shumë kohë është nënvlerësuar kërcënimi që paraqesin abuzuesit seksualë, dhe ky plan synon të ofrojë një mënyrë më efektive për t’i ndaluar ata. Procesi i tretjes kimike përfshin marrjen e dy llojeve të ilaçeve: njëri për të kufizuar mendimet seksuale dhe tjetri për të ulur epshin dhe nivelet e hormoneve seksuale.
Qeveria po vazhdon diskutimet dhe analizat për këtë masë, që nëse miratohet, mund të ndryshojë ndjeshëm trajtimin e krimeve seksuale në Britani.


