Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në një maternitet pasi pjesa më e madhe u përfshi nga flakët.
Ngajrja e rëndë mësohet se ka ndodhur në Bristol të Anglisë.
Për rrjedhojë, gratë shtatzëna dhe të porsalindurit në Spitalin St Michael, pranë Universitetit të Bristolit, po evakuoheshin ndërsa flakët përhapeshin me shpejtësi përbrenda.
Mamitë u panë duke ndihmuar pacientet që po zhvendoseshin jashtë ndërtesës. Tymi i zi u ngrit në qiell, lart mbi Kullën Memoriale Wills, ndërtesa e katërt më e lartë në qytet.
Nga pamjet që qarkullojnë në rrjet shikohet momenti kur zjarri arrin në çatinë e spitalit por mbetet e paqartë nëse e gjithë ngjarja filloi nga aty.
Let’s hope no one was hurt. #bristol #stmichaelshospital #fire pic.twitter.com/LT4Aa0m3ZH
— GregMarcusD (@GregMarcusD) May 22, 2025


