Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Pas puthjes pasionante, Indri ka dy fjalë për prindërit e Vanesës

    Komandanti i misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë: Situata e sigurisë e brishtë, me potencial për tensione të reja në Veri

    Zyrtarizohet sfida në “Air Albania”, FSHF e vendos Kombëtaren përballë ekipit më të diskutuar në Europë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Operacion në burgun grek, policia bastis qelinë e Klodian Lekocajt

    May 21, 2025

    Policia greke ka ndërmarrë një operacion të befasishëm në burgun famëkeq të Koridhalos, ku janë ushtruar kontrolle në qelitë e disa të dënuarve shqiptarë. Sipas raportimeve nga vendi i ngjarjes, kontrollet janë përqendruar në krahun e pestë të burgut, ku ndodhen disa prej të dënuarve më problematikë, përfshirë edhe Klod Cara, i njohur me emrin tjetër Klodian Lekocaj, një emër ky i lakuar shpesh nga autoritetet greke si figura qendrore e “mafies së burgjeve”.

    Çfarë u gjet në kontroll?
    Gjatë kontrolleve të zhvilluara nga Departamenti për Luftën kundër Krimeve me Zhvatje, oficerët e policisë sekuestruan:
    2 telefona celularë
    2 thika të improvizuara
    0.4 gramë kokainë

    Katër të burgosur u proceduan penalisht, prej të cilëve dy u arrestuan në flagrancë për shkelje të ligjeve për armët dhe narkotikët.

    Kush është Klodian Lekocaj?
    I njohur edhe si Cara, Luli, apo Ilia, 48-vjeçari shqiptar është një ndër figurat më të përfolura të botës së krimit në Greqi. Media greke dhe raportet e policisë e cilësojnë si një organizator dhe urdhërues vrasjesh me pagesë, zhvatjesh dhe tentativash arratisjeje brenda dhe jashtë burgjeve greke. Vetë Lekocaj mohon përfshirjen në këto aktivitete, duke pretenduar se është “i pafajshëm” dhe “i përdorur”.

    Por dosja e tij penale është e gjatë:
    1997: Arrestuar për vjedhje
    2003: Arratisje nga burgu i Volosit
    2005-2006: Plagosje me armë zjarri dhe thikë në Athinë

    2013: Arrestuar për trafik droge; u arratis sërish në 2014 nga burgu i Korfuzit

    2014: I përfshirë në vrasje dhe atentate në bashkëpunim me Arbër Bakon dhe të tjerë

    2019: Akuzohet për porositjen e një vrasjeje me pagesë ndaj një pakistanezi

    2023: Gjobvënie ndaj një biznesmeni grek (100,000 euro)

    2024: Akuzuar për atentat ndaj shqiptarëve Kristjanis Stefa dhe Florian Bajraktari

    2025: Marrë peng gardianë për të lëvizur në sektor tjetër të burgut, me dyshime për vrasje me pagesë

    Një figurë kyçe në botën e nëndheshme
    Emri i Lekocajt është lidhur vazhdimisht me grupe kriminale shqiptare dhe greke. Ai është përmendur në përgjime dhe dëshmi si ndërmjetësues për vrasës me pagesë dhe organizator i atentateve të bujshme, përfshirë vrasjen e avokatit grek Mixalis Zafiropoulos dhe atentatet ndaj të burgosurve Arbër Bako dhe Bardhyl Tusha.

    Gjithashtu, ai ka rezultuar i lidhur me persona tashmë të vrarë si Elvis Bogdani dhe Ari Papa, ndërkohë që shoqëria e tij me emra të tjerë të botës së krimit, si Dhimo Meci, e bën figurën e tij të një rëndësie të veçantë për autoritetet hetimore.

    burgu Klodian Lekocaj Koridhalos Policia greke shqiptari
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Pas puthjes pasionante, Indri ka dy fjalë për prindërit e Vanesës

    April 30, 2026

    Komandanti i misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë: Situata e sigurisë e brishtë, me potencial për tensione të reja në Veri

    April 30, 2026

    Zyrtarizohet sfida në “Air Albania”, FSHF e vendos Kombëtaren përballë ekipit më të diskutuar në Europë

    April 30, 2026

    Zbulohet foleja e prostitucionit dhe e shitjes së drogës, ndalohen 4 kolumbiano-domenikanet, organizatori në kërkim

    April 30, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 29, 2026

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Nga Albatros Rexhaj Demokracitë e reja nuk reformohen me deklarata. Ato reformohen me punë të…

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 30 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 29 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.