Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Kishim planifikuar një dasmë madhështore”/ Juela Nikolli rrëfen momentet e vështira të vdekjes së të fejuarit

    Detaje të reja nga tragjedia në Itali, shqiptari në orarin e punës mori çengelin dhe…

    Shqiptari e përplasi me makinë, ndërron jetë pas një jave në spital pensionisti italian

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    “Procesi i anëtarësimit, mundësi historike”, Rama: Me ndihmën e AI po përshpejtojmë negociatat me BE

    May 20, 2025

    Kryeministri Edi Rama e cilësoi procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian si “një mundësi historike”, gjatë një interviste për gazetarin austriak Christian Wehrschütz në televizionin Kleine Zeitung.

    I pyetur nëse Shqipëria do të arrijë të përmbyllë negociatat deri në vitin 2027, Rama shprehu optimizëm dhe theksoi përdorimin e inteligjencës artificiale si një mjet për të përshpejtuar procesin e përafrimit me ligjet e BE-së.

    “Dy vjet e gjysmë është kohë shumë e shkurtër, por ne kemi punuar shumë dhe jemi përgatitur mirë. AI na ndihmon të përshtatim më shpejt acquis communautaire në sistemin tonë ligjor”, deklaroi Rama.

    Lidhur me skepticizmin e disa vendeve anëtare për zgjerimin e BE-së, Rama theksoi se qasja më e mirë është përqendrimi te angazhimet konkrete:

    “Nuk duhet të mendojmë për ndeshjen e radhës, por për atë që po luajmë. Pasi të përfundojmë negociatat, do t’u takojë parlamenteve të vendeve anëtare të ratifikojnë marrëveshjen,” shtoi ai.

    I pyetur për gjendjen në rajon, Rama u shpreh se “situata në Ballkan nuk ka qenë kurrë më e mirë”, dhe se procesi i afrimit me BE-në po ndihmon në zgjidhjen e shumë problemeve.

    Në fund, kur gazetari kërkoi të përmendte tri prioritetet kryesore për katër vitet e ardhshme, Rama u përgjigj shkurt:
    “BE, BE, BE.”

    austriak BE Edi rama intervistë procesi i integrimit
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Kishim planifikuar një dasmë madhështore”/ Juela Nikolli rrëfen momentet e vështira të vdekjes së të fejuarit

    April 18, 2026

    Detaje të reja nga tragjedia në Itali, shqiptari në orarin e punës mori çengelin dhe…

    April 18, 2026

    Shqiptari e përplasi me makinë, ndërron jetë pas një jave në spital pensionisti italian

    April 18, 2026

    Ky është spraji që efektivët hodhën për shpërndarjen e protestuesve të PD, përdoret prej dekadash nga policia

    April 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.