Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    A është ende i sigurt sistemi gjerman i pensioneve?

    Merz: Busulla jonë e fokusuar tek NATO

    Qeveria amerikane: Lufta me Iranin ka përfunduar

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Ankimimet në KQZ, reagon Rama: Mos hidhni hije mbi punën e numëruesve

    May 20, 2025
    Ankimimet në KQZ, reagon Rama: Mos hidhni hije mbi punën e numëruesve

    Kryeministri Edi Rama së fundmi i ka dërguar një mesazh kandidatëve të PS të cilë ankimuan në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve rezultatet e 11 majit.

    Në mesazhin e tij, Rama shkruan se kandidatët duhet të mos vijojnë me ankimimet, duke shtuar se të gjithë bashkë janë një skuadër.

    Më tej ai shton se ka zero shanse që votat preferenciale të jenë devijuar.

    ”Kam marrë njoftim me trishtim për disa iniciativa individuale, për të kërkuar filmime, rinumërime e ku di unë çfarë tjetër për votën preferenciale! Natyrisht që s’mund të ndaloj askënd të veprojë me kokën e vet, por, duke qenë se këtu në këtë dritare jemi ende një skuadër – dhe unë dua që kështu të mbetemi – do të këshilloja që të mos i hyhet asaj rruge. Sepse, së pari, humbja e një gare s’duhet të bëhet shkak për të humbur edhe fytyrën, kur në fakt nuk ka asnjë shans, zero, që me gjithë ata sy mbi ekrane, të ketë devijime vote në përmasa që do ta mbushnin hendekun e kujtdoqoftë me ata që kanë dalë fitues – jo me 10 a 20, por me shumë më tepër vota diferencë nga pasuesit në klasifikim. Së dyti, kjo do të thotë të hidhet hije mbi njerëzit tanë, që kanë qëndruar pafundësisht nëpër tryeza numërimi, e që nuk e meritojnë kurrkund një hije të tillë dyshimi për kontributin e tyre të madh. E së fundi, përfytyrojeni vetë se sa keq do të ndjehet kushdo që do t’i hyjë kësaj rruge, duke ushqyer qenerinë mediatike, kur në fund, mali i mbarsur mund të mos pjellë as një mi,“-shkruan Rama në mesazhin e tij.

    Kujtojmë se një subject politik dhe 11 kandidatë së fundmi kanë kërkuar pamjet filmike në KQZ me pretendimin se iu vodhën votat.

    LEXO EDHE:

    “Dyshime për manipulime brenda listave”/ Kandidatët kërkojnë videot e numërimit, nga Gjylameti te Goxhaj, ja emrat

     

    Ankimimet në KQZ rama reagimi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    A është ende i sigurt sistemi gjerman i pensioneve?

    May 1, 2026

    Merz: Busulla jonë e fokusuar tek NATO

    May 1, 2026

    Qeveria amerikane: Lufta me Iranin ka përfunduar

    May 1, 2026

    Nis regjimi i kalimit pa kontrolle të automjeteve në pikat kufitare me Kosovën, në fuqi deri më 30 Shtator

    May 1, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 29, 2026

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Nga Albatros Rexhaj Demokracitë e reja nuk reformohen me deklarata. Ato reformohen me punë të…

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 30 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 29 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.