Giorgia Meloni anulon angazhimet për dy ditë pas pjesëmarrjes në Samitin e Tiranës: Prekur nga gripi dhe ethet
Pas pjesëmarrjes në Samitin e Komunitetit Politik Europian në Tiranë, Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, është detyruar të anulojë të gjitha angazhimet e saj për dy ditët në vijim për shkak të një gjendjeje gripale të shoqëruar me ethe.
Meloni, e cila u prit me përzemërsi nga kryeministri shqiptar Edi Rama — përfshirë një përqafim që u bë viral në rrjetet sociale — kishte planifikuar të vizitonte edhe kampin e emigrantëve në Gjadër, por axhenda e ngarkuar dhe më pas gjendja shëndetësore e penguan ta realizonte këtë pjesë të vizitës.
Sipas stafit të saj, Meloni nuk do të marrë pjesë as në Festivalin e Rajonit që zhvillohet në Venecia. Ajo pritet të qëndrojë në pushim për disa ditë, deri në përmirësimin e gjendjes së saj.


