Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së funmdi në shtetin fqinj, Itali, ku një shtetas shqiptar ka dhunuar brutalisht të dashurën e tij.
Mediat italiane bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme afro orës 20:30 në një lokal në qendrën e Paretës.
Më tej mësohet se gruaja është sulmuar me shkelma dhe grushte në fytyrë.
Sipas dëshmitarëve, ajo ka hyrë tek lokali dhe ka kërkuar ndihmën e tyre.
Gruaja në fjalë mësohet të jetë nëna e një djali të vogël e cila fatmirësisht, pavarësisht plagëve të marra, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërsa shqiptari është arrestuar. Nga ana tjetër autoritetet vendase po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


