Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Dua varrim të thjeshtë, pa ceremoni dhe pranë bashkëshortes”, nipi publikon amanetin e Rexhep Qosjes

    SHBA riklasifikon ka*abisin, nga drogë e rrezikshme në substancë me përdorim mjekësor

    Aksident në tunelin e Llogorasë, përplasen dy automjete, një shofer i plagosur lehtë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lajmet e fundit

    Diamanti blu që mahniti botën shitet për 3 minuta, ja çmimi i pabesueshëm

    May 17, 2025

    Një diamant i rrallë blu, i quajtur “Blu Mesdhetar”, me peshë 10,03 karatë, është shitur për 19.2 milionë euro në një ankand të zhvilluar nga shtëpia e njohur e ankandeve Sotheby’s në Gjenevë.

    Megjithëse vlera e tij ishte parashikuar të arrinte në rreth 20 milionë dollarë (afërsisht 17.8 milionë euro), shitja nuk rezultoi aq mbresëlënëse sa pritej, sipas Tobias Kormind, drejtor i kompanisë 77 Diamonds. Ai vuri në dukje se pasiguritë globale, përfshirë tensionet tregtare SHBA-Kinë, mund të kenë ndikuar në uljen e entuziazmit të ofertuesve.

    Gurin e çmuar e fitoi një koleksionist amerikan pas një gare mes dy ofertuesve, e cila nisi nga 9 milionë franga zvicerane (rreth 9.6 milionë euro) dhe zgjati afro tre minuta.

    Quig Bruning, shefi i departamentit të bizhuterive të Sotheby’s për Amerikën e Veriut, Evropën dhe Lindjen e Mesme, e cilësoi këtë diamant si “gurin kryesor të sezonit” dhe një nga më të rrallët e llojit të tij që është shitur ndonjëherë.

    Diamanti është zbuluar së fundmi në minierën legjendare Cullinan në Afrikën e Jugut dhe vlerësohet si një ndër diamantët më të çmuar në botë për nga ngjyra dhe pastërtia.

    ankand cmimi diamanti blu
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Dua varrim të thjeshtë, pa ceremoni dhe pranë bashkëshortes”, nipi publikon amanetin e Rexhep Qosjes

    April 23, 2026

    SHBA riklasifikon ka*abisin, nga drogë e rrezikshme në substancë me përdorim mjekësor

    April 23, 2026

    Aksident në tunelin e Llogorasë, përplasen dy automjete, një shofer i plagosur lehtë

    April 23, 2026

    Plagosi pronarin dhe hapi zjarr në lagje, arrestohet muratori shqiptar në Itali

    April 23, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 22 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 21 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.