TIRANË-Presidenti Emmanuel Macron ka mbërritur në aeroportin Nënën Tereza, për të marrë pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Europian, që po mbahet në Sheshin Skënderbej në Tiranë.
Vetëm pak minuta më pas Macron ka kaluar edhe në tapetin e kuq ku Kryeministri Edi Rama ka pritur të gjithë liderët e Europës për Samitin e Komunitetit Politik Europian.
Macron shoqërohet nga bashkëshortja e tij, Brigitte Macron, e cila vjen për herë të parë në Tiranë. Ata u pritën në aeroport nga ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu dhe ministrja e Mjedisit, Mirela Kumbaro./Radar.al
Meloni mbërrin në Tiranë/ Rama i ulet në gjunjë homologes italiane
https://radar.al/duhet-armepushim-ne-ukraine-meloni-ne-tirane-skam-shkuar-ne-gjader-puna-vazhdon/
“I dashur Volodymir, siguria juaj është edhe e jona”/ Shefi i KE: Paqja pa mbrojtje, iluzion
“Shqipëria është Europë si Italia”/ Meloni: Integrimi në BE në të mirën e sigurisë së kontinentit


