Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    SHBA godet sërish Iranin, bombardime pranë Ngushticës së Hormuzit

    Tragjedi në Itali, shpërthim në një fabrikë fishekzjarrësh, humbin jetën nënë e bir, plagosen dy punëtorë

    “Shqipëria përmes syve të Bajronit” magjeps Londrën, kultura shqiptare shkëlqen në skenën britanike

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Von der Leyen në Tiranë, publikon foton nga qendra: Çfarë simboli i fuqishëm!

    May 15, 2025
    Von der Leyen: Bashkimi Europian mirëpret pezullimin e tarifave nga Trump
    Von der Leyen

    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka mbërritur në Tiranë në kuadër të takimit të Komunitetit Politik Evropian, i cili për herë të parë mbahet në një vend të Ballkanit Perëndimor.

    Përmes një postimi në rrjetet sociale, von der Leyen ka ndarë një foto nga kryeqyteti shqiptar, duke e cilësuar këtë samit si “një simbol të fuqishëm për Shqipërinë”.

    Vizita e saj nënvizon rëndësinë që Bashkimi Evropian i kushton rajonit dhe angazhimit të përbashkët për siguri, bashkëpunim dhe integrim evropian.

    Axhenda e Komunitetit Politik Evropian në Tiranë
    Tirana do të mirëpresë më 16 maj Samitin e 6-të të Komunitetit Politik Evropian, një ngjarje e rëndësishme që sjell në kryeqytetin shqiptar 47 liderë nga i gjithë kontinenti.

    Samiti, i organizuar nga Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa dhe Kryeministri Edi Rama, do të mbahet në sheshin “Skënderbej”, nën moton “Evropa e re në një botë të re: unitet, bashkëpunim, veprim i përbashkët”.

    Agjenda zyrtare e samitit parashikon nisjen e ceremonisë hapëse në orën 11:00, e ndjekur pas 45 minutash nga seanca plenare e parë, ku liderët do të diskutojnë mbi sigurinë dhe vizionin e përbashkët për të ardhmen e Evropës.

    Pas drekës, janë planifikuar takime bilaterale, ndërsa në orën 18:30 do të mbahet konferenca përmbyllëse e përbashkët nga Kryeministri Rama dhe homologu i tij danez.

    Ambientet e samitit janë ngritur pas monumentit të Skënderbeut, ndërsa pjesa ballore e tyre është dekoruar me vizatime të nxënësve shqiptarë mbi perceptimin e tyre për Evropën.

    Pritja zyrtare e liderëve do të zhvillohet përpara Muzeut Historik Kombëtar, për t’u zhvendosur më pas drejt godinës së Operës dhe më tej në strukturat e posaçme të ndërtuara për këtë ngjarje.

    Tryezat tematike të nivelit të lartë do të trajtojnë sfidat e sigurisë dhe qëndrueshmërisë demokratike në Evropë, konkurrueshmërinë dhe sigurinë ekonomike, lëvizshmërinë, si dhe fuqizimin e të rinjve në nivel kontinental. Pjesëmarrja në këtë samit konfirmon rolin gjithnjë e më të rëndësishëm të Shqipërisë në proceset politike evropiane.

    Të pranishëm do të jenë liderë si Kryeministri britanik Keir Starmer, Presidenti francez Emmanuel Macron, Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, Kryeministri polak Donald Tusk, Presidenti turk Recep Tayip Erdogan dhe shumë të tjerë.

    Komuniteti Politik Evropian u krijua si platformë e përbashkët politike për të forcuar bashkëpunimin dhe stabilitetin në kontinent.

    Takimi në Tiranë është dëshmi e rolit strategjik të Ballkanit në arkitekturën e sigurisë dhe bashkëpunimit evropian.

    Axhenda e Samitit, e Premte, 16 Maj:

    10:00: Mbërritja e delegacioneve
    11:15: Ceremonia e hapjes
    11:40: Fotografia e përbashkët familjare
    11:45: Seanca e parë plenare
    13:15: Drekë zyrtare
    14:30: Tryeza e dytë tematike
    15:30: Takime bilaterale mes Kryeministrave të Delegacioneve
    17:30: Seanca plenare e mbylljes
    18:45: Konferencë e përbashkët për shtyp me Kryeministrin e Shqipërisë dhe Kryeministrin e Danimarkës (vendin pritës për samitin e ardhshëm).

    foton Tiranë Von der Leyen
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    SHBA godet sërish Iranin, bombardime pranë Ngushticës së Hormuzit

    July 8, 2026

    Tragjedi në Itali, shpërthim në një fabrikë fishekzjarrësh, humbin jetën nënë e bir, plagosen dy punëtorë

    July 8, 2026

    “Shqipëria përmes syve të Bajronit” magjeps Londrën, kultura shqiptare shkëlqen në skenën britanike

    July 8, 2026

    Zjarr në Kuzum Babë të Vlorës, zjarrfikësit luftojnë me flakët pranë banesave

    July 8, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 8 Korrik 2026

    Paratë trokasin në derë nesër për këto 3 shenja të horoskopit

    Parashikimi i horoskopit për datën 4 korrik, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot!

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.