Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR) njofton të gjithë qytetarët që në datat 15-16 maj 2025, në zbatim të Vendimit të Qeverisë datë 29.04.205 nuk do të ofrohet shërbim në sportelet e DRSHTRR Tiranë, NSHRAK, Fushë-Prezë dhe Qendrën e Kontrollit Teknik (QKT).
DPSHTRR bën të ditur se, shërbimi do të vijoj normalisht përgjatë këtyre datave në Drejtoritë e tjera Rajonale.
Në DRSHTRR Tiranë, shërbimi do të rifilloj të hënën, në datë 19 Maj 2025, orari: 08:00 – 19:00.
DPSHTRR njofton se, rezervimi për shërbimin e kontrolli teknik të automjeteve kryhet në e-Albania.
Në datat 15 dhe 16 maj, Tirana do të presë Samitin e Komunitetit Politik Europian, me pjesëmarrjen e liderëve nga e gjithë Europa. Në kuadrin e masave të sigurisë Këshilli i Ministrave caktoi datat 15 dhe 16 maj 2025 ditë pushimi për punonjësit e institucioneve të administratës shtetërore, me seli në territoret e bashkive Tiranë, Kamzë, Vorë dhe Krujë.
Përjashtim nga ky vendim bëjnë punonjësit e të Forcave të Armatosura, të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të shërbimit zjarrfikës dhe të punonjësve të sistemit shëndetësor.
Sipas vendimit të qeverisë, dita e punës e datave 15 dhe 16 maj 2025, për punonjësit e institucioneve të administratës shtetërore, do të zëvendësohet në ditët e pushimit brenda vitit 2025.


