TIRANË-Ambasada Amerikane në Tiranë ka shpërndarë një mesazh të rëndësishëm në rrjetet sociale, duke theksuar domosdoshmërinë që vendet anëtare të NATO-s të rrisin shpenzimet për mbrojtjen kombëtare, në mënyrë që Aleanca të jetë e përgatitur për të parandaluar dhe përballuar çdo kërcënim të mundshëm.
Në rrjetin social Facebook Ambasada Amerikane shkruan: 5 për qind-kaq duhet të shpenzojnë Aleatët e NATO-s që NATO të mund të parandalojë dhe mbrojë kundër çdo kërcënimi.
Sipas njoftimit, lajmi i mirë është se të gjitha vendet anëtare, me disa përjashtime, kanë rritur ndjeshëm buxhetet për mbrojtjen në tre deri pesë vitet e fundit. Megjithatë, ambasada thekson se kjo prirje pozitive duhet të vazhdojë, duke bërë thirrje për angazhim të vazhdueshëm nga të gjithë aleatët.
LAJM I FUNDIT/ SPAK urdhëron sekuestrimin e celularit të shoqëruesit të kreut të PSD-së, Tom Doshi


