TIRANË-Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të kësaj të mërkure ku në aksin rrugor “Shkalla e Tujanit”-Zall Dajt” rreth orës 02:30, automjeti me drejtues 24 vjeçarin me iniciale O. C., është përplasur me motomjetin me drejtues 23-vjeçarin me iniciale B. H., dhe pasagjer 18 vjeçarin me iniciale O. L. (dajë e nip).
Nga aksidenti kanë humbur jetën dy të rinjtë që udhëtonin në motomjet.
“Më datë 14.05.2025, rreth orës 02:30, në aksin rrugor “Shkalla e Tujanit”-Zall Dajt.”-dyshohet se automjeti me drejtues shtetasin O. C., 24 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin B. H., 23 vjeç dhe pasagjer shtetasin O. L., 18 vjeç. Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën shtetasit B. H. dhe O. L. Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar dhe arrestuar drejtuesin e automjetit, shtetasin O. C., i dyshuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.”-informoi policia./Radar.al
LAJM I FUNDIT/ SPAK urdhëron sekuestrimin e celularit të shoqëruesit të kreut të PSD-së, Tom Doshi


