Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Bonus qiraje për “zjarrin”/ Miratohen sot në Këshillin Bashkiak pagesat prej 40 mijë lekësh për familjet e dëmtuara

    Interi pret në finalen e Kupës, ish-trajneri i Shqipërisë analizon ndeshjen Atalanta-Lacio

    Vajza e Rihannës në kopertinën e revistës W, debutim i rrallë me nënën në një set mode luksi

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    “Rënia në pjesëmarrje është përkthyer në bojkot të opozitës”, Gonxhja feston fitoren në Kombinat

    May 13, 2025

    Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për njësinë 6 në kryeqytet, Blendi Gonxhja, shpalli fitoren e socialistëve në Kombinat, duke rikonfirmuar sipas tij faktin që kjo është “njësia bashkiake me rezultatin më të mirë brenda njësive urbane që kanë dendësinë më të madhe të popullsisë, me diferencë prej 6% me mesataren e këtyre njësive dhe diferencë plus 7% me mesataren e qarkut, si rezultate deri tani për ato që janë mbyllur apo në numërim e sipër.”

    Në një video të postuar në rrjetet sociale, Gonxhja theksoi se nuk e cilëson fitoren e PS-së në Kombinat si të lehtë, për shkak të sfidave në këtë zonë që lidhen me procesin e rindërtimit pas tërmetit.

    “Ne kemi pasur një rënie të numrit të votuesve për shkak se nga Kombinati, nga njësia 6 shkojnë drejt njësisë 14, disa mijëra votues me pasaportizimin atje, pasi ajo njësi është krijuar nga njësia 6. Dhe kemi pasur mbi 4 mijë votues të cilët nga censuset tona janë shumica socialistë, që janë te njësitë e tjera,” tha Gonxhja.

    Ai shtoi: “Nga pikëpamja e pjesëmarrjes e dinim që do të kishim një rënie. Rënia në pjesëmarrje në rastin tonë është përkthyer në një bojkot të opozitës. Jemi më mirë edhe se viti 2021. Jemi në 54.5% kur kemi qenë 53.5% si PS në 2021. Jemi në rritje shumë të rëndësishme krahasuar dhe me njësitë e tjera bashkiake.”

    Më tej, Gonxhja u ndal edhe te vota e diasporës, për të cilën tha se pret një rezultat pozitiv për Partinë Socialiste.

    “Kemi regjistrim të lartë nga njësia 6 për Diasporën dhe rezultatin e presim tani. Ne kemi regjistruar gati mbi 5,000 bashkëkombës në nivel kombëtar, gati 2,000 në rang qarku dhe mbi 1,500 në rang njësie. Të gjitha këto bashkë bëjnë që të jemi shumë krenarë,” përfundoi Gonxhja.

    Blendi Gonxhja fitorja Kombinat PS
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Bonus qiraje për “zjarrin”/ Miratohen sot në Këshillin Bashkiak pagesat prej 40 mijë lekësh për familjet e dëmtuara

    April 22, 2026

    Interi pret në finalen e Kupës, ish-trajneri i Shqipërisë analizon ndeshjen Atalanta-Lacio

    April 22, 2026

    Vajza e Rihannës në kopertinën e revistës W, debutim i rrallë me nënën në një set mode luksi

    April 22, 2026

    E rëndë në Shkodër, 27-vjeçarja humb jetën pas lindjes së binjakëve

    April 22, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 22 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 21 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 20 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.