VORË-Konflikti i ashoër mes deputetit të Partisë Demokratike Flamur Noka dhe disa banorëve të Vorës, të cilët i akuzoi se po ndërhynin në procesin zgjedhor, ka vijuar edhe brenda qendrës së votimit.
Pjesë nga sherri brenda QV:
Qytetari: S’kam votuar
Flamur Noka: Më trego si quhesh
Qytetari: Asllaj
Noka: Ti do të përgjigjesh
Qytetari: S’kam lidhje me ata unë
Noka: Ti do të përgjigjesh më dëgjo çfarë të them unë, do të përgjigjesh me të gjitha
Qytetari: Po pres radhën
Noka: Filmojeni, ta tregoj unë ty, do të zvarris.
Qytetari: Po pse nuk e pranon humbjen?
Noka: Dil jashtë
Qytetari: Po pres të votoj. O zotëri jam qytetar, kam ardhur të votoj
Noka: Je horr, jo qytetar, i Xhabaftëve. Ta tregoj unë
Qytetari: Pranoje humbjen, ik. Jam votues i Vorës, lëri njerëzit të votojnë të lirë
Shko voto dhe ik
Ndërhyn qytetari 2: Jam refugjat i Vorës që kam ardhur të votoj
Banda e Xhabaftëve këtu. A votove çfarë do këtu. Do ju zvarris
Qytetari 2: Jam refugjat, kam ardhur të votoj (I drejtohet mediave). Urdhër vjen nga Europa për të votuar dhe sjellja e PD që plasën Gërdecin që s’kanë lënë gjë pa bërë këtu në këtë vend
Qytetari: Për Edi Ramën do të votoj./Radar.al
Kiara Tito voton për Kryeministrin e ardhshëm, zbuloi se…(FOTO)


