Xhelal Mziu, kandidati i Partisë Demokratike për qarkun e Dibrës, ka ‘shpallur’ fitoren dy ditë para zhvillimit të zgjedhjeve.
Në një video të publikuar sot, Mziu shfaqet duke festuar së bashku me qytetarët, me muzikë dhe fishekzjarre, duke parashikuar një rezultat të mundshëm 4-1 në favor të PD-së.
“Shpërthen festa në Peshkopi PD 4 – 1 PS 4 Dibranë (PD) ✌️ – 1 Mallakastriot (PS)” shkruan ai në përshkrimin e videos, duke theksuar besimin e tij për një fitore të shëndoshë të partisë në këto zgjedhje.


